Skuadra e KF Arbërisë ka humbur miqësoren e parë të zhvilluar në Istog.
Të drejtuarit e Nuhi Bahtirit sot janë mposhtur nga skuadra istogase.
Pas 90 minutash, rezultati final i këtij takimi ishte 2:0, në të mirë të KF Istogut, njofton Ulpianapress.
Golat për nikoqirët u shënuan në pjesëlojën e parë nga Qendrim Krasniqi në minutën e 5-të, kurse epërsinë e dyfishoi Malsor Blakaj në të 30-tën.
KF Arbëria e mirë organizuar për stinorin pranveror pritet këto ditë të udhëtoj për në Shqipëri për pëgatitje./Ulpianapress/
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: