Një rast i rrallë por i mjerë ka ndodhur në Komunën e Gjilanit. Babë e bir i kanë sulmuar mësimdhënësit në shkollën e mesme të Bujqësisë në Lagjen
“Arbëria” në ambientet shkollore. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit ku me të arritë në vendin e ngjarjes kanë arrestuar dy të dyshuarit njëri nga ta i mitur.
Në vendin e ngjarjes brenda objektit shkollorë është konfiskuar edhe një sopat ku dyshohet se i takon të dyshuarit të mitur me të cilën dyshohet se ka tentuar ti sulmojë dy mësimdhënësit ankuesit e rastit, i dyshuari paraprakisht ka penguar mbarëvajtjen e mësimit në këtë shkollë.
Dy ankuesit mësimdhënës të kësaj shkolle kanë kërkuar ndihmën mjekësore ku janë ankuar se janë të lënduar në këtë incident.
Dy të dyshuarit pas intervistimit, në prani të avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit njërit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.