LipjaniPress

Ballkani kaplohet nga moti i lig

Lajme

Borë në Bosnje dhe Kroaci, rrezik nga vërshimet në Mal të Zi.

Reshjet e borës në Bosnje dhe Hercegovinë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve në vend dhe në rajonet malore.

Reshje të borës pati edhe në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë dhe autoritetet aktivizuan metro-alarmin e verdhë në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të territorit të Bosnjës.

Meteorologët kanë paralajmëruar se reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, shkruan rtv21.tv Në Kroaci, për shkak të stuhisë se fuqishme është mbyllur për qarkullim auto-rruga A1 dhe magjistralja e Adriatikut.

Për shkak të kushteve ekzistuese, autoritetet kanë ndaluar edhe qarkullimin e kamionëve me rimorkio në shumë rrugë të vendit.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë 48 orëve të fundit kanë bërë që të rritet dukshëm niveli i ujërave të lumenjve në Mal të zi, me autoritetet që njoftuan se niveli është rritur për disa metra.

Meteorologët kanë njoftuar se reshje të shiut do të ketë edhe gjatë dy ditëve në vijim, por me një intensitet më të dobët.

Në Slloveni reshje të borës pati në jugperëndim të vendit, ndërsa në viset bregdetare po fryjnë erëra me një shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Këto janë arsyet që Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Shukri Bujës dhe 8 bashkëpunëtorëve të tij

lipjanipress

“The Times” publikon dokumentin sekret: Kush e organizoi grushtin e shtetit në Turqi

lipjanipress

Deda tregon pse dështoi FER-i

lipjanipress

SHPEND AHMETI DJE U SHFAQ REAL

lipjanipress

PDK-Lipjan z. Hajrullahu vizitoi familjen Bekteshi në Rufc të Ri

lipjanipress

Mbahet mbledhja e KK-së ,të Lipjanit: Votëbesimi i kryesueses tëKuvendit të Komunës Vlora Limani-Hajnuni: unë jam këtu që ti masim numrat me që ata kështu e kuptojnë demokracinë,

lipjanipress

Treni godet kamionin në Fushë-Kosovë (Foto)

lipjanipress

LDK – Presidentit: Po bën fushatë nëpër shkolla

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet e ndërtimit shtratit të lumit në fshatin Banullë

lipjanipress

I ati i Ramush Haradinaj shpreh gëzimin për 17 Shkurtin dhe mërzinë për djalin

lipjanipress

Aksident i rëndë në Lipjan, lëndohen disa persona(FOTO)

lipjanipress

Gjenden mbetje mortore në Novi Pazar

lipjanipress
Skip to toolbar