Lipjanipress

Behgjet Pacolli Një mundësi e jashtëzakonshme për Amerikën shkruan ne facebook.

Lajme

Një mundësi e jashtëzakonshme për Amerikën.. Por Kosova e ka vetë në dorë fatin e saj..
(Një rreflektim pas betimit dhe fjalimit të Presidentit Trump)
Zgjedhja e Presidentit Trump është një mundësi e jashtëzakonshme.
Presidenti Trump ka mundësinë të hyjë në histori si një person shumë i rëndësishëm-këtë tha para pak javësh, një personalitet i madh i diplomacisë amerikane, si doktor Henry Kissinger, miku me të cilin kam bashkëpunuar në Qendrën e Studimeve Strategjike, më tepër se 4 vite,atëherë kur loboja për pavarsimin e Kosoves.
Me mendimet që më nxit një thënie e tillë lapidare, zbrita në tokën amerikane, i ftuar të marr pjesë në ceremoninë inaugurale të fillimit të detyrës të Presidentit Trump.

Jam ftuar për shkak të asaj çfarë unë kam përfaqësuar me jetën dhe punën time, por dhe për shkak të detyrës sado të shkurtër si ish president i Kosovës.
Po pse e thotë këtë fjali doktor Kissinger për Presidentin Trump qe merr detyrën ? Dhe çfarë do të thotë kjo për Kosovën dhe kombin shqiptar ?
Është krejt e qartë se arsyet ku mbështetet një përfundim si ky, prej një mendje e ndritur si ajo e Kisinger janë të gjitha arsye që nuk kanë lidhje me ne.

Ato lidhen me profilin publik të Trump, që u bë President.
SHBA janë një vend i jashtëzakonshëm i mundësive : ka patur si president aktorin e Hollivudit, Ronald Reagan, i cili hyri në histori si president i shkëlqyer.

SHBA do të ketë Donald Trump si president, një ndërmarrës global, i cili megjithëse pa eksperiencë politike të mëhershme, ka ditur të menagjojë suksesshëm.

Për më shumë ai ka ditur të rrethohet nga një ekip i shkëlqyer që mundi në zgjedhje gjithë establishmentin tradicional të politikës dhe medias amerikane.

Zgjedhjet e sovranit nuk diskutohen përtej polemikave të medias dhe kundërshtarëve të tij mbi disa deklarime të diskutueshme të tij në fushatë. Ne si Kosovë kemi bërë në shumicë tifozllëk për zonjën Hillary, po amerikanët, zgjodhën kundërshtarin e saj.
Presidenti Trump po e gjen botën në një krizë të thellë, me disa vatra konflikti të përgjakshëm dhe me mundësi konfrontimi midis fuqive të mëdha. Në një kontekst si ky, Kissinger e shikon si diçka që mund të ndryshojë rrënjësisht botën, pragmatizmin e Presidentit Trump, një pragmatizëm tipik të një ndërrmarësi.

Kritikat e presidentit Trump për rendin ekzistues të botës, propozimet e tij për të ndryshuar institucionet globale dhe ato amerikane, planet për më shumë vende pune, për mbështetje të ekonomisë vendase, për të relaksuar marrëdhëniet ndërkombëtare me rivalët tradicionalë të SHBA-ve, rezonuan me publikun amerikan, i cili do ndryshim, do punë, do paqe.
Si njeri i racës profesionale të Trump, unë besoj tek aftësitë e tij. Unë besoj se këto aftësi do jenë bazë për suksesin në rolin e tij të ri, në shërbim të SHBA-ve dhe paqes në botë.
Po Kosova ?
Si kosovar ndërkohë, unë besoj se na duhet thjesht të përshtatemi me këtë realitet të ri në udhëheqësinë e SHBA-ve që kanë bërë shumë për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë në fushëbetejën botërore, ndaj na duhet thjesht të bëjmë tonën, që të mos dëmtohemi, por vetëm të përparojmë. Ne duhet të kemi besim, sepse gjithçka varet në duart tona, dhe nuk ka arsye për ndryshime të mëdha negative në lidhje me Kosovën dhe kombin shqiptar.

Janë disa arsyet, pse.
Donald Trump është republikan dhe republikanët kanë qenë në themel të vendimmarrjes amerikane për pavarësimin e Kosovës. Nuk ka asnjë arsye as që lidhet me Amerikën, por as me botën, pse Presidenti Trump të ndryshojë nga paraardhësit e vet republikanë. Trump don që bota të ecë para, dhe jo të kthehet pas.
Kosova ka objektiv themelor anëtarësimin në OKB. Ky objektiv sigurohet nga heqja e vetos së atyre vendeve që e kundërshtojnë anëtarësimin tonë si Rusia dhe Kina.

Heqja e vetos mund të arrihet veçse në kushtet e relaksimit të marrëdhënieve midis fuqive të mëdha. E nga ky relaksim Kosova veç mund të përfitojë. A nuk veproi NATO dhe SHBA në favor të Kosovës, pikërisht në kushtet e këtij relaksimi? Serbia ka shqetësim pikërisht prej relaksimit të marrëdhënieve të akterëve të mëdhenj, ndaj shumë vëzhgues e kanë parë provokimin e trenit, pikërisht si pasojë e nervozizmit serb nga ky relaksim. Heqja e vetos ruse apo kineze nuk mund të realizohet në kushte konfliktualiteti të lartë midis fuqive të mëdha. Sa për raportet e Presidentit Trump me Rusinë që diskutohen shumë sot, le të kujtohet si e nisi Presidenti Obama mandatin e tij të parë me samitin e G 20 në Londër : me një qasje të ngjashme me atë të Donald Trump.

Por mbyllja e mandatit të tij ishte diçka krejt tjetër.
Në këto rrethana, Kosova nuk mund të imponojë asgjë në rrafsh ndërkombëtar. Por Kosova duhet të shohë veten në pasqyrë. Kështu do mundet të kuptojë sesi duket ajo para syve të të tjerëve, dhe si do duhet të duket. Kosova mundet të bëjë diçka për veten që mund ta ndihmojë në ecjen përpara të saj.

Ky përparim i Kosovës është dhe në interesin amerikan.
Kosova duhet të shndërrohet në histori suksesi e investimit perëndimor, gjegjësisht atij amerikan për lirinë dhe pavarësinë e saj.
Kosova duhet të shndërrohet në një shtet të vetëmjaftueshëm ekonomikisht dhe demokratikisht.

Për këtë nevojitet qarkullim i elitave politike dhe vala e ndryshimit që nis nga SHBA, do të mbërrijë me siguri dhe në Kosovë. Elitat në fuqi, e treguan veten se janë të paafta.

Për këtë hap epokal nevojitet shtet ligjor që do të garantonte liri dhe të drejta për të gjithë dhe më shumë investime të huaja.
Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë demokratike, do të ishte motiv krenarie, për presidentin e ri amerikan. Do të ishte motiv krenarie se vendimi i paraardhësve të tij republikanë duke filluar me Presidentin Xhorxh Bush i vjetër e duke përfunduar me XHorxh Bushin e ri, ishte plotësisht i drejtë dhe i justifikuar.

Përkundrazi, një Kosovë e pazhvilluar, me probleme serioze të mungesës së shtetit ligjor, të ekstremizmit, në konflikt me fqinjët, do të ishte e padëshirueshme dhe barrë për miqtë amerikanë.
Ndaj të mos ushqejmë teori konspiracioni : kosovarët e kanë në dorë fatin e tyre, ashtu si dhe amerikanët. Le të bëjnë zgjedhjet e duhura, të marrin vendimet e duhura, ashtu si dhe amerikanët.

Nëse do të ndodhë kështu, unë shoh se miqësia midis dy vendeve do të jetë akoma dhe më e fortë nën administratën e re.
Këtë po filloj ta ndjej pas asaj që degjova dhe pash në inagurimin, (betimin dhe
fjalimin) e Presidentit Trump/Behgjet Pacolli/

Lipjanipress.com

Facebook Comments

Related posts

VETËVENDOSJ në Lipjan nuk ka te ndalun qdo ditë një numër i madh i qytetarëve anëtarsohen

lipjanipress

Nga sot ndërpres aktivitetin tim politikë në PDK.

lipjanipress

Banorët e fshatit Vojnovc kanë filluar ndërtimin e shtëpisë bashkëfshatarit të tyre të ndjerë Bekim Mehmetit ,veteranit të UÇK-së.

Press Lipjani
Albanian
Kalo te paneli