LipjaniPress

Benzema paralajmëron Mbappen

Sport

Karim Benzema e ka përshkruar Kylian Mbappen si një “fenomen”, por e ka paralajmëruar nëse largohet shumë herët nga Monaco.
18 vjeçari është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme te Monaco, dhe për shkak të kësaj ka marr vëmendjen e gjigantëve evropianë, përfshirë Manchester Unitedin dhe Real Madridin, transmeton Koha.net.

Benzema ka kujtuar kohën e tij sa ishte te Lyoni, dhe vështirësitë që kishte kaluar pas transferimit te Reali.

“Më kanë thënë se ai është një fenomen, lojtar shumë i mirë. Të jem i sinqertë ende nuk e kam parë. Ai është lojtar i ri. Futbolli është shumë i vështirë, veçanërisht te klubet e mëdha. Unë kam ardhur te Reali kur isha 21 vjeç, dhe tashmë kisha bërë shumë gjëra te Lyoni, por kur erdha këtu mora një shuplakë fytyrës”, është shprehur Benzema RMC.

Ai më tutje thotë se viti i tij i parë ishte shumë i vështirë.

“Viti im i parë ishte shumë i vështirë. Je larg familjes, nuk është njëjtë. Ata që i ke pranë janë aty për ta marrë vendin, dhe kjo është shumë e vështirë. Por, nga ajo se çfarë kanë thënë njerëzit, ai është lojtar shumë i mirë, dhe shpresoj se do të ketë karrierë fantastike, pak nga pak. Mendoj se nuk duhet të largoheni shumë herët. Gjërat shkojnë mirë, por kur ato nuk shkojnë aq mirë, këtu shfaqet problemi. Ai është 18 vjeç, si e përballoni kur gjërat nuk shkojnë mirë, kur njerëzit nuk flasin aq mirë për ju, dhe kur jeni nën presion?”, është shprehur Benzema.

Mbappe në këtë sezon ka shënuar 17 gola në 29 paraqitje për Monacon.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Klopp: Kupa e Afrikës në janar? Katastrofë për Liverpoolin

Granit

Neymar paralajmëron Realin

lipjanipress

Juventus iu rikthehet fitoreve (Video)

lipjanipress

Kovacic a je normal? (Video)

lipjanipress

Arbëria humbet miqësoren e parë

Granit

Dybala zhgënjen Unitedin (Foto)

lipjanipress

Nuk ndalet Guardiola, Man City arrin marrëveshje me mesfushorin brazilian

lipjanipress

??Zyrtarisht edhe Kampion ne Golem -Durrës , pa asnje humbje PARAFATOSAT U – 13 ??

lipjanipress

Katastrofë, kjo nuk i ka ndodhur më parë Cristiano Ronaldos (Foto/Video)

lipjanipress

Zyrtare: KF Minatori bëhet me trajner të ri

Granit

⚽️Turniri Tradicional në ⚽️futbollin e vogël ⚽️“Xhavit Kozhani”- BURGIA

lipjanipress

SAS seasonal summer 2018 routes – 5 new destination & 27 new non-stop routes

lipjanipress
Skip to toolbar