Tifozët e Ulpianës njihen për pasionin dhe mbështetjen ndaj skuadrës së tyre. Gjithsesi, në këtë sezon ata kanë qenë shumë të pakët. Ky sezon do të mbahet mend për numrin më të ulët të tifozëve në « Sami Kelmendi », transmeton Ulpianapress.
I vetmi grupim që mbështet skuadrën është tifo-grupi “Tigrat”. Grupimet e tjera mungojnë në stadium prej vitesh. Por, edhe ky grupim i themeluar vite më parë ka paralajmëruar një bojkot nëse nuk shkarkohet kryesia e klubit.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, kryesia e “Tigrave” ka parashtruar një kërkesë ndaj kryetarit të komunës, Imri Ahmeti dhe në rast se nuk plotësohet, ata do të bëjnë bojkot.
Ata tutje kanë vazhduar duke akuzuar zyrtarin e klubit lipjanas për kërcnim ndaj tifozëve.

•KOMUNIKAT•
Ne si tifo grup “Ultras Tigrat “e kemi mbeshtetur klubin si ne Lige dyte ,Lige Pare edhe kur u kon momentet ma te kqija kemi qen afer klubit bashk me disa lojtar qe vet klubi i ka larguar pa deshiren e tynev .Por qe nga inkuadrimi ne Super Lige e kemi bojkotuar ndeshjet shkaki disa individve ne klube qe nuk jau dojn te miren klubit por vetem per interesa te veta.
Ne do te jemi ne bojkot deri ne largimin e tynev ,edhe iu bejm thirrje haptazi te largohen nga klubi sepse e shkatrruan ,Jemi nder ekipet me infrastrukturen me te mire ne Kosove dhe nuk e meritojm renien nga liga.
Fajin kryesor e mban kryesia pasi edhe me transferimet te deshtune me lojtar pa zemer qe nuk ja din vleren faneles vetem jane numra ne fushe pa i llogaritu 4-5 lojtar te tjeret krejt ne shpi.
Lusim kryetarin e komunes se Lipjanit z.Imri Ahmeti te shkarkoj kryesin komplet.
KF Ulpiana dashuri e vetmja me je ti 💙🤍