Një çantë e dyshimtë është gjetur afër shkollës fillore “Elena Gjika”, dyshohet të jetë mjet shpërthyes.
Policia ka dalë në vendi e ngjarjes dhe në çdo çast pritet edhe njësiti i deminimit.
Një person që ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes ka treguar për lajmi.net se çfarë ka parë afër shkollës “Elena Gjika” rreth mjetit të dyshimtë.
“Po dyshohet për eksploziv. Tash është koha e nxansave që lirohen prej shkolles Elena Gjika. Unë e kom thirr policinë tash po presim”, tha Fitim Maloku për lajmi.net
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: