Lirak Çelaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si zëvendësministër i Drejtësisë. Arsyeja e kësaj dorëheqje është angazhimi i tij partiak. Një degë e PDK-së në Prishtinë, madje e ka propozuar Çelajn që të jetë kandidat, por Kadri Veseli ende s’e ka thënë fjalën për këtë.
Çelaj ka thënë për Gazetën Express se për këtë do të vendosë partia.
“Lidhur me atë se a do të jem kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës ende nuk isha deklaruar. Ende nuk jemi në procesin e zyrtarizmit të kandidatëve. Megjithatë unë do të angazhohem në fuqizimin e degës. Vetë fakti që po angazhohem në degë gjithçka shkon në atë drejtim, por meqë ende nuk është marrë vendimi përfundimtar si parti ende nuk jemi në atë fazë”, ka thënë Çelaj. Ai ka thënë se dorëheqjen e tij e ka bërë me dijeninë e kreut të partisë Kadri Veselit.