Shkruan: Arsim Jashari
Siç po shihet një pjes e adoleshentëve politik ende e kane te paqartë rolin e opozitës së përgjegjshme në sistemin parlamentar të Kosovës.
Pra, çka duhet të bëjë një opozitë e përgjegjshme? Ajo duhet t’i shqyrtojë hollësisht veprimet e qeverisjes lokale, jo për interesin e saj personal, por për të mirën e vendit. Ajo duhet të mbështesë dhe forcojë institucionet e një vendi. Ajo e ka detyrim që të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në jetën parlamentare dhe që t’i kërkojë llogari qeverisjes lokale dhe qendrore. Opozita sigurisht nuk duhet të mbështesë çdo propozim të qeverisë, por as nuk duhet të refuzojë ose pengojë çdo ide në mënyrë refleksive. Opozita ka për detyrë të marrë pjesë, të bëjë detyrat e saj dhe të ofrojë alternativa. Nuk mjafton vetëm të thotë „Jo”. Kur sistemi funksionon, kur ekzekutivi dhe opozita debatojnë me qëllim të përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, atëherë i tërë vendi mund të përfitojë.
Një opozitë e përgjegjshme obligohet të kontribuojë në mënyrë konstruktive gjatë diskutimeve në Kuvend ashtu që idetë dhe propozimet që dalin të jenë më të fuqishme. Retorika ndezëse dhe keqinformimi në çdo medium janë të padobishme për debat të frytshëm. Nëse idetë e opozitës nuk shkojnë përpara, ajo prapëseprapë e ka obligim t’i respektojë dhe t’iu bindet ligjeve të nxjerra ligjërisht – ashtu siç qeveria e ka obligim të respektojë vullnetin dhe pavarësinë e gjykatave. “PDK do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës”.