LipjaniPress

Dardan Molliqaj konfirmon dorëheqjen si sekretar organizativ i VV-së

Lajme

Zyrtari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në një status në FB ka konfirmuar dorëheqjen nga posti i Sekretarit Organizativ të VV-së. Për këtë vendim Molliqaj ka thënë se është konsultuar edhe me kryetarin e VV-së, Visar Ymerin.

Molliqaj në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur që të sigurojë postin e deputetit.

Këtu mund ta lexoni postimin e plotë të tij:

Fitorja e jashtëzakonshme e Lëvizjes tonë na ka vënë para vendimeve të reja. Prandaj, në konsultim me Kryetarin e Lëvizjes, z. Visar Ymeri si dhe strukturat tona, vendosa të jap dorëheqje nga pozicioni i Sekretarit Organizativ të Lëvizjes.

Kur unë u zgjodha Sekretar Organizativ, pas zgjedhjeve të vitit 2010, kishim vullnet të mahnitshëm, por organizim jo të fortë. Kishim punë të palodhshme, por jo edhe strukturim të gjerë. Prandaj pas zgjedhjeve të 2010-tës e gjithë vëmendja e Lëvizjes u kthye kah organizimi dhe strukturimi. U shkruan dokumentet themelore të organizimit, si Statuti dhe rregulloret si dhe u organizuan zgjedhjet e brendshme më demokratike në Kosovë.

Janë të paharrueshme diskutimet e gjata me aktivistë mbi organizimin; puna e përditshme për strukturim të rrjetit tonë nëpër fshatra e lagje qytetesh; ëndërrimet tona të përbashkëta për një subjekt të fortë që do të jetë shembull për lëvizjet përparimtare në rajon dhe më gjerë.

Të dashur aktivistë,

Së bashku me popullin e krijuam këtë organizatë. Lëvizjen më progresive në rajon. Subjektin më të fuqishëm në Kosovë që u kalit në protestë e sakrificë. Që i bëri ballë sulmeve fizike dhe propagandistike, të pamëshirshme, të pushtetit. Lëvizjen e mbrujtur nga vetëmohimi i pakursyer i aktivistëve.

Koncepti jonë i drejtë, rrethanat në të cilat po kalon Kosova, puna e palodhshme e aktivistëve e strukturuar në një organizatë të fuqishme, më në fund u kurorëzuan me fitoren e Lëvizjes tonë dhe e përcaktuan të ardhmen e Kosovës. Të ardhmen ku VETËVENDOSJE! do të jetë faktori kyç.

Kjo e ardhme, e afërt dhe e largët, është e ardhme e vetëvendosjes së popullit të Kosovës. Është e ardhme e mirëqenies dhe e përparimit. Por është e ardhme që na jep detyra të reja.

Shumë shpejt qytetarët do t’i gëzohen zgjedhjeve lokale. Do t’i gëzohen ndryshimeve në komunat e tyre. Fitores së pandalshme të VETËVENDOSJE!-s gjithandej. Shumë shpejt qytetarët do t’i gëzohen politikave të qarta për përmirësimin e jetës së tyre, që do t’i zhvillojë Lëvizja jonë. Politikave që do ta ndryshojnë përgjithmonë vendin tonë.

Këto do të jenë sfidat tona të reja. Prandaj këtu edhe do të përqendrohet kontributi im tash e tutje. Organizata jonë është bërë e pacënueshme tashmë. Kurse mbështetja masive që ma keni dhënë në zgjedhjet e fundit më obligon të angazhohem në fushat e reja ku do të përqendrohen betejat e Lëvizjes.

Të dashur aktivistë,

Puna e paharrueshme me ju për 7 vite; qëndrueshmëria juaj që komplekson edhe njerëzit më të fortë; vetëmohimi juaj që dekurajon çdo pushtet kriminal e të dhunshëm; solidariteti dhe përkushtimi i pamasë; do të jenë për mua mësimet më të rëndësishme në jetën time.

Ju falenderoj nga zemra për angazhimin e pakursyer. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Për gatishmërinë që të punojmë së bashku edhe atëherë kur s’jemi pajtuar për gjithçka. Për gatishmërinë që të falim njëri-tjetrin sa herë që hidhërimet personale e pengonin punën tonë të përbashkët.

E falenderoj secilin prej jush e në veçanti kryetarin tonë Visar Ymeri-n, pa drejtimin dhe mbështetjen e të cilit puna jonë do të kishte shumë më pak ndikim.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

2 vjeçari nga Lipjani vuan nga sëmundja e rrallë, familja kërkon ndihmë (Video-Foto)

lipjanipress

Kelmendi me ndërtuesit diskuton për vonesat në leje ndërtimore dhe legalizim të ndërtimeve

lipjanipress

KQZ përmbyll procesin e certifikimit të partive dhe kandidatëve – kjo është lista e plotë

lipjanipress

Lirohet ish-prokurorja që akuzohej për ryshfet

lipjanipress

Jep dorëheqje zëvendësministri Lirak Çelaj

lipjanipress

Zgjedhjet e përgjithshme mbahen në fund të majit

lipjanipress

Tahiri po ia sheh fundin dialogut me Serbinë

lipjanipress

Trump e largon Amerikën nga një marrëveshje e rëndësishme tregtare

lipjanipress

Oficeri i policisë ia përplas hajnit kokën për makine (Video +16)

lipjanipress

Blerim Ruzhdi Ukaj: Biografia e Kandidatit për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje!

lipjanipress

Sulmuesi në muzeun e Luvrit dëshironte të ‘hakmerrej për popullin sirian’

lipjanipress

Vetëvendosje u shkon tek dyert qytetarëve për t’i thirrur për protestën e nesërme

lipjanipress
Skip to toolbar