Kështu u shpreh Deputeti i Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj në një takim që pati me strukturat udhëheqëse të AAK-së në Lipjan.
Në këtë takim mobilizues, nikoqir i së cilës ishte Dega e Aleancës në Lipjan të udhëhequr nga Dr. Fitim Selimi, të pranishëm ishin edhe Sekretari i AAK-së z. Blerim Kuqi, zëdhënësi i AAK-së z. Muharrem Nitaj dhe kryetarja e ARK-së znj, Diellza Hoti.
Gjatë takimit u bisedua për shumë qështje me karakter organizativ dhe mobilizues të Aleancës për zgjedhjet që do të mbahen këtë vit. Me këtë rast u ndanë detyra konkrete për udhëheqësit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan të cilët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për të vazhduar dhe punuar deri në fitoren e plotë të AAK-së në Lipjan./Lipjanipress.com//
Sektori për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
AAK Dega në Lipjan