“Në politikën amerikane të Donald Trumpit, nën sloganin ‘Amerika e para’, Kosova nuk duhet të pyesë vetëm çfarë ka bërë Amerika për Kosovën, por edhe çfarë Kosova mund të bëjë për Amerikën”.
Kështu e nis vështrimin e tij ‘për Huffington Post’ David L. Phillips, drejtor në Institutin për Studime të të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias në New York.
“Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë. Ata nuk kanë pasur mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara”, shkruan tutje Phillips, duke thënë se Kosova nuk është ende stabile, pasi që 20 përqind e territorit të saj kontrollohet nga minoriteti serb, të cilët po kërcënojnë se do ta aneksojnë Mitrovicën nën modelin rus në Krime.
“Kosova gjithnjë ka pasur marrëdhënie të mira me SHBA’në. Pas fitores së Trump, një Rusi ‘e ringjallur’ dhe një SHBA e ndarë e fut Kosovën në rrezik.
Tutje, autori i librit “Çlirimi i Kosovës; Diplomacia shtërnguese dhe intervenimi amerikan”, shkruan se ‘elita politike e Kosovës është e njohur për korrupsion’, përcjell Gazetametro.
“Disa prej zyrtarëve kosovarë mbajnë pozita zyrtare vetëm për tu mbrojtur nga persekutimi ligjor”, shkruan ai.
“Papunësia e Kosovës është 45 përqind, kurse punësimi tek të rinjtë është shumë më e lartë”.
“Rritja e ekstremizmit islamik është veçanërisht shqetësuese. Qindra kosovarë i janë bashkuar ISIS’it”, shkruan tutje Huffington Post. Duke këshilluar që Kosova duhet të mbajë marrëdhënie të forta me administratën e Trump për të çuar përpara interesat e vendit.