Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, u sulmua nga të gjitha anët për të ardhmen evropiane të Francës, në përballjen e kandidatëve presidencialë në debatin e dytë televiziv.
Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, tha se propozimet nacionaliste të zonjës Le Pen çojnë në “luftë ekonomike”, raporton BBC.
Por ajo u akuzua edhe nga e djathta për mungesë ashpërsie të mjaftueshme për anëtarësinë e Francës në BE.
Francois Fillon, ndërkohë, tha se Francës i duhet Evropa, si përgjigje ndaj SHBA-së dhe Kinës.
Le Pen, si lidere e Frontit Kombëtar (FN), premtoi rivendosjen kontrollit të kufijve të Francës dhe heqjen e euros, ose përndryshe do të mbajë një referendum për dalje nga BE-ja.
Macron, si favorit i zgjedhjeve, akuzoi zonjën Le Pen për gënjeshtra, dhe tha se “nacionalizmi do të thotë luftë”.
“Ju jeni duke thënë të njëjtat gënjeshtra që ne kemi dëgjuar nga babai i juaj për 40 vjet”, tha ai.
Le Pen, e cila gjithashtu u sulmua nga kandidati konservator Fillon, u përgjigj: “Ti nuk duhet të pretendosh të jesh diçka e re, kur ju je duke folur si fosilet që janë të paktën 50 vjeç”.
Franca mban raundin e parë të votimit më 23 prill. Përveç nëse një kandidat fiton më shumë se 50% të votave, dy pretendentët kryesorë do të shkojnë në një raund të dytë më 7 maj.
Te gjitha sondazhet nxjerrin dyshen Macron – Le Pen si kandidatqë që shkojnë në raundin e dytë ku Macron do t’a mposhtë me lehtësi Le Pen./express/.