LipjaniPress

Deklarat Primare 25 Pikëshe nga Lëvizja Për Ndryshim

Lajme Lipjani

Deklarat Primare 25 Pikëshe

Ne qytetart e Republikës së Kosoves Të bashkuar pa dallime moshe,gjinie,kulture,race,feje dhe kombësie jemi bashkuar për ndryshim.

Këto masa konkrete do të zbatohen brenda mandatit qeverisës 2 vjeçare të drejtuar nga Lëvizja Për Ndryshim! nën udhëheqjen e Kryeministrit , bazuar në Alternativën qeverisëse mbi Shtetin e së Drejtës, Shtetin Zhvillimor dhe Shtetin Social.

Qeverisja jonë do të bashkëpunojë në çdo hap me bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe do të ketë në vëmendje realizimin pa vonesë të të drejtave e kërkesave të tyre.

1. Themelimi i Ushtris të Armatosur, të Kosovës

Ne do të angazhohemi në formin e ushtris së Kosoves dhe Antarsimin e saj në Nato.

2.Rikthim inkasimit të rrymes nga Keds në Kek

Ne do të angazhohemi që qytetart tanë ,mos të plaqkiten më nga Keds,inkasimin do tja kthejm Kekut.

3. Rritja e subvencioneve e granteve në bujqësi dhe sigurimi i plotë i prodhimit bujqësor

Për çdo vit investimet në bujqësi do të ndahen në 80% subvencione dhe 20% në grante në mënyrë të drejtë e të studiuar, mbështetur nga Federata Sindikale e Bujqve. Kjo do të paraprihet nga rritja e buxhetit për të. Ne do t’i japim përparësi të veçantë mbështetjes së grave fermere, duke e sanksionuar përparësinë e tyre për përfitimin e kësaj mbështetje. Ne synojmë që ta rrisim deri në 800 milionë euro mbështetjen buxhetore për bujqësinë dhe zhvillimin e prodhimit vendor brenda mandatit të ardhshëm.

4.Miratimi i Ligjit për Mbrojtjen e Prodhimeve vendore

Me këtë ligj parashikohen përparësitë në prokurim publik për prodhuesit vendor.

5. Hartimi dhe zbatimi i plani për banimin e përballueshëm dhe banimin social

Në bashkëpunim me komunat do të krijojmë fondin ndërtus të Republikës së Kosovës për Banim të Përballueshëm dhe Banim Social, ku përparësi të lartë do të kenë tëgjith pa dallime. Qytetarët tanë të grupeve e moshave të ndryshme kanë nevojë të menjëhershme që ta kenë një adresë për problemet e tyre të banimit. Ne synojmë që sipas një plani të detajuar të mbërrijmë deri në 12000 banesa dhe shtëpi të reja në të gjithë vendin.

6. Rritja e pensioneve për pensionet bazë dhe kontributdhënës

Deri në fund të mandatit të parë pensioni bazik do të arrijë shumën prej 300 euro, derisa ai kontributdhënës, 500 euro.

7. Sigurime Shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës

Ndryshimi dhe më pas zbatimi pa vonesë i ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, duke themeluar Sistemin informativ Shëndetësor, duke licencuar profesionistët mjekësorë, duke themeluar fondin e sigurimeve shëndetësore publike dhe duke njoftuar në kohë qytetarët dhe sipërmarrësit për paketat dhe çmimet e shërbimeve.

8. Shtesa 30 euro në muaj për secilin fëmijë nën moshën 15 vjeçare

Ne do t’u planifikojmë fëmijëve nën moshën 15 vjeçare shtesa në shumën 30 euro në muaj. Këto shtesa do të paguhen në emër të nënës.

9. Sigurimi i jetës së të gjithë anëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve

Është detyra jonë si qeverisje që të mbulojmë sigurimin e jetës së punëtorëve në shërbim të republikës, të cilët për shkak të detyrës u rrezikohet jeta dhe u vihet në vështirësi të madhe familja.

10. Dyfishimi i numrit të inspektorëve të punës dhe ndalimi i punës mbi pesë ditë në javë për vendet e punës jomenaxheriale

Shkeljet në vendin e punës deri në rrezikimin e jetës kërkojnë masa urgjente dhe të plota. Puna mbi pesë ditë në javë, e papaguar, pa kontrata, ose me kontrata të përkohshme, po rëndon shumë gratë e vajzat dhe çdo punëtor. Deri në fuqizimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla sipas planit tonë zhvillimor, dhe forcimit të kontrollit për korporatat, nuk do të lejojmë në asnjë formë punën mbi 5 ditë në javë ,as mbi 8or në dit,për punëtorët në pozita jomenaxheriale.

11. Arsim i lartë publik pa pagesë

Ne synojmë që të forcojmë Universitetin e Prishtinës dhe t’i transformojmë universitetet publike në qytetet e tjera duke i specializuar ato. Që kjo të realizohet me sukses përpos masave për staf akademik cilësor e me integritet, si dhe buxhet të shtuar për arsimin e lartë, është me rëndësi që familjet e Kosovës të kenë mundësi t’ia mbështesin banimin dhe shkollimin fëmijëve të tyre në Universitet pa hyrë në borxhe, ndaj do të heqim çdo taksë semestrale.

12. Ndalja e rritjes së mëtejshme të pagave të deputetëve, presidentit, kryeministrit dhe pozitave të tjera të zgjedhura

Ne Mendojm se zyrtarët e lartë publik nuk duhet ta kenë pagën më të lartë se sa trefishin e pagës mesatare në sektorin publik.

13. Të rinjve dhe të rejave nga mosha 16 vjeçare do t’u jepet e drejta e votimit

Vendi ynë ka një popullatë në moshë të re e cila është e domosdoshme të shprehet dhe angazhohet publikisht. Forma e parë dhe e drejtpërdrejtë e zgjerimit të të drejtave të rinisë është e drejta e tyre për të votuar.

14.Krijimi i Njësisë së veçantë të hetimit dhe zbardhjes së të gjitha vrasjeve të pazbuluara

Mbështetje e plotë për zbardhjen e rasteve të policit Enver Zymberi, dhe të Dafina Zhubit, Ermal Kamberajt dhe Elvis Pistës përmes organeve shtetërore dhe ndihmës ndërkombëtare, aty ku do jetë e nevojshme. Si dhe mbështetje e plotë institucionale për zbardhjen dhe trajtimin e të gjitha rasteve të vrasjeve të aktivistëve politikë pas luftës.

15. Veting (vlerësim i hollësishëm) për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës nëpërmjet një ligji të posaçëm

Ne besojmë se ka ardhur momenti të shqyrtojmë hollësisht nëpërmjet procesit të vetingut të rregulluar me ligj të posaçëm profilin dhe integritetin e çdo gjyqtari dhe prokurori në Republikën e Kosovës.

16.Bashkimin e Mitrovicës

17. Krijimi i komisionit parlamentar për vlerësimin e Dialogut të deritanishëm me Serbinë gjatë viteve 2011 – 2018

18. Anulimi i Asoacionit të komunave serbe dhe rishikimi i Demarkacionit me Malin e zi.

19.Ndërtimi i univerziteteve publike në qdo komun,shtimi i Hapsirave të univerziteteve ku ka nevoj.

20.Mbështetje Financiare e Ansambleve të këngëve dhe Vallëve.

21.Mbështetje Për Muziken Folklorike.

22.Rritja e Rrogav në sektorin Privat 350euro paga ma e ultë.

23.Rritja e Asistences Sociale në 300euro mesatarisht.

24.Ndërtime të spitaleve ,në qdo komunë.

25.Shkollat e Mesme dhe Univerzitetet do ti bëjm të obligushme

Lëvizja Për Ndryshim

Prishtinë 16 Maj 2018 /LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Familja Misini, mbështetë Forcën për Ndryshim në krye me Ismet Hajrullahun

lipjanipress

Lista Srpska nuk do ta japë miratimin për formimin e ushtrisë

lipjanipress

SHBA’ja burgos djalin e deputetit rus, reagon keq Rusia

lipjanipress

Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

lipjanipress

Lushtaku e Selimi dalin para Gjykatës

lipjanipress

Rusia e nis drejt Detit Mesdhe anijen luftarake

lipjanipress

‘FSK’së i duhen 10 vjet që të arrijë nivelin e nevojshëm të Ushtrisë’ (Video)

lipjanipress

Shisnin trupin për para, Gjermania arreston 35 homoseksualë nga Ballkani

lipjanipress

Serbët lëshojnë pe, pranojnë të rrënohet muri në Mitrovicë

lipjanipress

Dorëhiqet gjeografi i vetëm nga Komisioni Qeveritar për Demarkacion [dokument]

lipjanipress

‘Mars’ tërheq disa lloje çokollatash nga tregu – mund të përmbajnë virus vdekjeprurës

lipjanipress

Fauz Xhemajli, nënkryetar i Lipjanit

lipjanipress
Skip to toolbar