- rexhep isufi
Deklaratë për media e Partisë Liberale të Kosovës
Deklaratat kontraverse e Ministrit të Punëve të Jashtëme z. Behgjet Pacolli, dorën në zemer të bëjnë me kuptua se z.Pacolli nuk shquhet si e një politikan i cili merrë shumë veshë në proceset politike. Ai, edhe mund të jetë një biznesmen i mirë, por kjo nuk është rrugë për fushën politike. Kjo dëshmohet edhe në rezultatet zghedhore shumë të zbehta si dhe ikjet e kuadrave, deputetëve dhe ministrave nga vetë ai dhe nga subjekti i tij politik. Njëra ndër gafet e pa riparueshme e z.Pacolli ishte nisma e tij personale për ta anëtarësuar Kosoven në Organizaten e Bashkepunimit Islamik, me rastin e kindapimit dhe të deportimit pa gjyq, të gylenisteve tek diktatori Erdogatë cilët punonin në Republikën e Kosovës.Poashtu,ishte më shumë se skandaloze nga ana e z.Pacolli, ndërrimi i fjalëve për vizitën e presidentit serb, Vuçiq në Kosovë, kur para dite deklarojë se nuk do të lejohet që ai,ta vizitojë Liqenin e Ujmanit, kurse pas dite i ndryshon fjalët dhe pa kushte Vuçiqi vjen aty, sikur të ishte në Serbi. Z.Pacolli, dëshiron të imponohet në disharmoni me fuqinë e votes dhe legjitimitetin qytetar duke shfrytezuar mundësitë e tij materiale për tu imponuar si një vendimmarrës.Mirëpo nuk ka jetëgjatësi. Siç dihet z.Pacolli ishte personi që e vizitoi diktatorin Libian, Gadafin dhe tani del si një demokrat.
Ndërkaq,me rastin e vizitës në Kosovë,Ministri I Punëve të Jashtme të Shqipërisë z.Ditmir Bushati,fillimisht u prit në Vilën e z.Pacolli në Hajvali, ku të nesërme z.Pacolli deklaron se “Shqipëria duhet të jetë palë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë”,ndonëse sipas tij,kur SHBA dhe Bashkimi Evropian munden me qenë palë e dialogut ,pse mos me qenë e dhe Shqipëria.
Gjithëherë,duke e theksuar rolin vëllazërorë dhe historik të Shqipërisë për Kosovën, në të kaluaren, të tashmën dhe në të ardhmen, kjo deklaratë e Pacollit ishte sikur e porositur nga kuzhimat sllave dhe një mundesi reale që edhe Serbia të kërkoj përfshirjen e Rusisë në dialog me Kosovën. Pra,kjo deklaratë e ministrit Pacolli, ishte një shërbim indirekt që i bëhej Serbisë, sepse derisa pala kosovare e kërkon përfshirjen e Shqipërisë në dialog, pse mos të kërkoj edhe pala serbe përfshirjen e Rusisë.
Prandaj, PLK-ja, i konsideron këto veprime politike të z. Pacolli të qëllimta , destruktive dhe shumë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës. Dihet mirëfilli se SHBA, si partner përmanent së bashku me Bashkimin Europian, janë garancë e mjaftueshme për tërë procesin e negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, duke garantuar kështu,kushtetutëshmerinë, sovranitetin, integritetin dhe pacenueshmerinë e kufinjve të Republikës së Kosovës. Prandaj, deklaratat donkishotiste dhe avanturiste të z.Pacolli për ti dhënë mundësi përfshirjes së Rusise dhe vendeve tjera jashtë SHBA-ve, dhe BE –së,i konsiderojmë tejet të rrezikshme dhe kërkojmë nga Qeveria e Republikës të Kosovës dhe institucionet shtetërore të parandalojnë deklaratat e tilla të cilat rrezikojnë dialogun dhe stabilitetin e Kosovës dhe të tërë rajonit.
Rexhep Isufi, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës