Nje delegacion i qytetit Martingy (Martini), nga Shteti i Zvicrrës i përbërë nga Michaël Hugon Ministër i Sigurisë dhe Kulturës në kantotnin e Martigny si dhe Mahamadou Sognane asambleist i këtij institucioni të shoqëruar nga dy bashkatdhetarët tonë Skender Haliti dhe Ragip Limani kanë vizituar Komunën e Lipjanit.
Ata janë pritur nga nënkryetari i Komunës Sefer Tasholli me bashkëpunëtor të cilët kanë njoftuar musafirët me pozitën e mirë gjeografike që ka komuna e Lipjanit, numrin e banorëve, resurset e tjera natyrore qe posedon kjo komunë si dhe për zhvillimet dhe të arrituat e komunës.
Nga ana e tjetër musafirët nga Martingy (Martini), Shteti i Zvicrrës u shprehen tejet të kënaqur me mirëpritjen nga ana e përfaqësuesve komunal si dhe me sukseset e komunës së Lipjanit në përgjithsi.
Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe Kantonit Martingy (Martini), në aspektin e përgjithshëm në veçanti në zvillimin e kulturës, zhvillimin ekonomik, zhvillimin e turizimit në komunën e Lipjanit.
Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan që të zhvillohej një takim me bizneset lipjanase për të ndëgjuar nga afër mundësitë e një bashkëpunimi në mes bizenseve nga të dyja komunat.
Gjithashtu gjatë këtij takimi Kryesueja e Kuvendit Vlora Limani Hanuni së bashku me përfaqësuesit nga qyteti i Martingy në shenjë repsketi kanë shkëmbyer nga një dhurat modeste që simbolizojnë këto dy institucione.
Delegacioni nga Martingy të shoqëruar nga përfaqësuesit komunal kanë vizituar qytetin e Lipjanit, Janjevën dhe Shpellen e Mermertë në Gadime./Lipjanipress.com//