LipjaniPress

Dënimi i Dytë nga PZAP-i i Mimoza Kusari-Lilës

Lajme Zgjedhjet 2017

Pas dënimit prej 3500 eurove, Mimoza Kusari- Lila është gjobitur edhe me 3 mijë euro tjera.

Përfshirja e fëmjëve në videot e fushatës zgjedhore i shkaktoi dy gjobitje kandidates së Alternativës për kryetare të Gjakovës- Mimoza Kusari-Lilës.Pasi KALLXO.com raportoi dje se Kusari-Lila ishte dënuar me 3500 euro për një videospot në një klub basketbolli ku shiheshin edhe fëmijë, ajo është dënuar edhe me një gjobë prej 3 mijë eurove, po për përfshirje të të miturve në fushatë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova ndaj Kusari-Lilës, për përfshirje të fëmijëve në një spot promovues të shpërndarë përmes faqes së saj publike të Facebook-ut.

Videoja e shpërndarë përmbante pamje nga vizita e kandidates së Alternativës në objektin e një shoqate të fëmijëve me Sindromin Down në Gjakovë.

Videoja më pas ishte fshirë nga llogaria e Kusari-Lilës.

Në arsyetimin e dhënë në vendim, Paneli gjeti se Kusari-Lila kishte bërë shkelje te rregullave zgjedhore duke përfshirë fëmijë.

Sipas PZAP-it vizita në këtë shoqatë kishte karakter të fushatës zgjedhore “pasi që në fund të video-incizimit shfaqet edhe llogoja e subjektit politik Alternativa”.

Paneli gjithashtu ka vlerësuar si të paqëndrueshëm arsyetimin e Alternativës se “vizita e realizuar është bërë me pëlqimin e prindërve”, duke rikujtuar se rregullat zgjedhore ndalojnë cfarëdo përfshirje në fushatë të personave që nuk i kanë mbushur 18 vjet.

Përfshirjen në fushatë të personave që nuk kanë mbushur 18 vjet e ndalon neni 5.2 i Rregullës Zgjedhore Numër 13/2013.

Paneli ka gjetur edhe shkelje të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme sepse kandidatja Kusari-Lila, në rastin konkret, ka përdorur objektin publik për të realizuar vizitën me karakter të fushatës zgjedhore në këtë shoqatë.

Neni 35.1 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ndalon përdorimin e hapësirave dhe pasurisë publike në fushatë.

Ky veprim, sipas vendimit të panelit, ka ndikuar në lartësinë e gjobës së shqiptuar.

Gjobën e shqiptuar, sipas vendimit, Alternativa obligohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh.

KALLXO.com shkroi dje edhe për një dënim tjetër prej 3500 eurove për përdorim të fëmijëve në një video-incizim të Kusari-Lilës.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Imami Musliu: Kur i pashë 56 kufomat, s’e besoja se ishte edhe Adem Jashari

lipjanipress

SHBA vret me dron 3 pjesëtarë të Al-Kaidës

lipjanipress

Zhurma misterioze zgjon banorët në orët e hershme të mëngjesit (Video)

lipjanipress

Gjuriq: Simiq përfaqësues legjitim i popullit serb në Kosovë

lipjanipress

Ende e pasigurt mbështetja financiare nga shteti për të akuzuarit nga Specialja

lipjanipress

Fotot e rralla: Ana e butë e presidentit të ri amerikan

lipjanipress

Kosovari akuzohet nga Erdogan për shkak të lidhjeve të afërta me Gulenin

lipjanipress

Vetëvendosje: Do ta hetojmë SHIK-un dhe vrasjen e Elvis Pistës, Enver Zymberajt…

lipjanipress

Gjatë ditëve në vijim vendet që do të mbesin pa rrymë

lipjanipress

Shisnin trupin për para, Gjermania arreston 35 homoseksualë nga Ballkani

lipjanipress

Jashari i fut në listë për vrasje edhe Mustafën, Veselin e Thaçin etj.. (VIDEO)

lipjanipress

Ministri Bytyqi dhe ambasadori gjerman Heldt flasin për cilësinë e arsimit

lipjanipress
Skip to toolbar