Deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës Eduard Ndocaj ka zhvilluar një vizitë në vendin më të diskutuar të momentit, në resortin e njeriut më të kërkuar në Shqipëri, Klement Balilit.
Ndocaj vlerëson familjen e Balilit, ndërsa fajëson grekët për atë se çfarë thuhet për të, edhe pse shteti shqiptar ka vënë 50 milionë lekë për kokën e Balilit.
Statusi i deputetit Eduard Ndocaj:
Sot, deputeti Ndocaj pati kenaqesi te takohej me Rigels Balili ne Santa Quaranta. Rigelsi, jo vetem Kryetar Bashkie i Delvines por edhe nje djale punetor e patriot.
Keta jane te gjithe familje punetore qe njihen ne gjithe Saranden e Delvinen.
Jane marre me sipermarrjen qe ne fillim te viteve ’90 dhe ne gjithe keto vita kane punesuar dhe kane mbajtur qindra familje te ndershme e punetore. Vetem sot, ne hotelin Santa Quranta ka qindra punetore.
Greqia eshte munduar me shekuj familjen e mira shqiptare t’i sulmoje e kete e ka bere qe te kete influencen e saj te plote ne Jug e Shqiperise.
Shqiperia ka nevoje per familje te ndershme e punetore qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit dhe ne ruajtjen e sovranitetit.
Shqiperia nuk eshte Kolumbi dhe historia jone kombetar eme familje patriotike nuk ka lidhje me kartelat e Kolumbise.
Eshte e turpshme qe shqiptaret te quhet Eskobar. Ne Shqiperi ka tituj: kapedan, bajraktar, aga e keto tituj meritojne te gjithe ato familje qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit.