Albulena Haxhiu është e dyta në Vetëvendosje që e pranon se Shpend Ahmeti kishte qëndruar në jaht, në Budvë të Malit të Zi. Para saj, të njëjtën e kishte thënë edhe anëtari tjetër, Ylli Hoxha.
Haxhiu është ankuar se me publikimin e fotos së Kryetarit të Prishtinës në jaht po tentohet të helmohet opinioni kundër Vetëvendosjes.
“Pas sondazheve të fundit, SHIK-u, assesi nuk po mund të këndellet. Me format e mjetet që dijnë ata, po mundohen ta helmojnë opinionin, pas një fotografie të Shpendit në jaht. Këta që sot po flasin kundër Shpendit, ku strukeshin javen e shkuar, kur u sulmua fizikisht një aktivist politik, ku ishit dje kur RTK, edhe njëherë keqpërdori taksat tona duke transmetuar drejtpërdrejt konventen e PDK!”, ka shkruar ajo.
Shpend Ahmeti u përfshi në skandalin me jahtin pasi gazetametropublikoi e para fotot e tij në bregdeti malazez.
Ahmeti përfshiu edhe fëmijët e tij në këtë skandal, duke publikuar foto, me të cilat mohon se ka shëtitur me jahte në Budvë. Lidhur me këtë çështje pati reagime nga qytetarë e pjestarë të shoqërisë civile.
Sidoqoftë, jahti në të cilin është fotografuar Ahmeti është i kompanisë Devolli, e cila ka mbështet Vetëvendosjen dhe ka lidhje kontraktuale me deputetin Fisnik Ismajli./express/