Birra është pije alkoolike që konsumohet shpesh, zakonisht me ushqime të caktuara, kryesisht në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Birra ka më shumë proteina dhe vitamine B se vera, ndërsa si antioksidant mund të konkurrojë me verën shkak të prezencës së flavonoideve, të cilat reduktojnë stresin oksidativ.
Birra gjithashtu përmban minerale të rëndësishme për funksionimin e shëndoshë të metabolizmit:
1. Birra i ruan veshkat të shëndetshme
Studimet e fundit kanë treguar se birra është me të vërtetë e mirë për veshkat dhe që çdo gotë ose shishe redukton zhvillimin e gurëve në veshka me 40 për qind.
2. Birra e redukton kolesterolin e keq
Fibrat nga birra ndihmojnë që në gjak të reduktohet niveli i kolesterolit LDL (i ashtuquajturi kolesteroli i keq).
3. Me pirjen e birrës rritet futja e vitaminave B (B1, B2, B6 dhe B12)
Studimet kanë treguar se njerëzit që pijnë birrë kanë 30 për qind më shumë vitamina B6 në trupin e tyre se ata që nuk pinë birrë. Birra është gjithashtu një burim i vlefshëm i vitaminës B12.
4. Birra kontribuon në forcën e kockave
Studimet kanë treguar se përmbajtja e lartë e silicit në birrë kontribuon në forcën e kockave.
5. Ajo është e mirë për pagjumësi
Laktoflavin dhe acidi nikotin, të cilët janë të pranishëm në birrë, mund të ndihmojë me pagjumësinë.
6. Birra zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër
Sipas ekspertëve, njerëzit që pijnë birrë do të kenë 40 deri në 60 për qind më pak shansë nga një sulm në zemër në krahasim me ata që nuk pinë birrë.
7. Birra pengon formimin e mpiksjes së gjakut
Ekspertët thonë se përbërësit e përfshirë në birrë parandalojnë mpiksjen e gjakut.
8. Birra përmirëson kujtesën
Studimet e fundit kanë treguar se të dashuruarit me birrën vuajnë më pak me sëmundjet e çmendurisë dhe Alzheimerit sesa njerëzit që nuk pinë birrë.
9. Birra zvogëlon stresin
Një grup ekspertësh nga Universiteti i Montrealit kanë gjetur se pirja e dy gotave me birrë zvogëlon stresin e shkaktuar nga puna.
10. Birra kontribuon në bukurinë e flokëve dhe lëkurës
Ekspertët thonë se disa vitamina në birrë rigjenerojnë lëkurën dhe zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së shenjave hiperpigmentuese./gazetaexpress/.