LipjaniPress

Digjet ferma bashkë me 28 krerë lopë në Ferizaj (Foto)

Lajme Lipjani

Zjarri që ka kapluar fermën e Muhamet Zeqririt nga Babushi i Muhaxherëve (Ferizaj) në orët e vona të natës së mbrëmshme, përveç objektit i ka djegur edhe 28 krerë lopë nga 31 sa i kishte brenda në stallë.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet e zjarrfikësve, policia e Kosovës, ekipet e fornzikës si dhe ekipet e KEDS-it si dhe përfaqësues komunal nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Lipjan .

Feti Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Lipjanit ka thënë për FerizajPress, se menjëherë me të marr lajmin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me stafin e kësaj drejtori po bëjmë vlerësimin e dëmeve.

“Sapo kemi marrë informatën jemi në vendin e ngjarjes bashkë me stafin profesional dhe po bëjmë përpjekjet për vlerësimin që na takon ne si drejtorat dhe në harmoni me kapacitetet tona buxhetore. Na vije keq qe këtij fermeri I ka ndodhur kjo pasi është një nga fermerët potencial të komunës sonë dhe do të bëjmë përpjekje që me kapacitetet që I ka komuna ti dalim në ndihmë” ka thënë Krasniqi

Krasniqi tha se në si Drejtori e Bujqësisë do të mundohemi të ndihmojmë aq sa na lejojnë mundësit buxhetore por adresa për një ndihmë më adekuate është Ministria e Bujqësisë.

Edhe pronari I fermës Muhamet Zaeqiri i cili në këto raste e kishte të vështirë të pajtohej me këtë humbje të 28 krerëve lopë tha se momenti kur është vërejtur zjarri ka qenë shumë vonë të bëhet diçka.

Sipas Zeqirit zjarri ka mund të vije nga ndonjë defekt i rrymës por me këtë po merren ekipet e forenfzikës së Policisë së Kosovës dhe ekspertët e rrymës nga kompania KEDS.

Ekipet nga Komuna dhe Ndërmarrja Pastërtia kanë filluar largimin e lopëve të ngordhura dhe groposjen e tyre në lokacionin e caktuar.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Zbulohet lista, këta janë kandidatët për deputetë nga PDK-ja

lipjanipress

Të burgosurit e vitit ’81 tregojnë për vitet e burgut

lipjanipress

Pas 42viteve punë, pensionohet mesuesi Naim Bahtiri!

Granit

Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së në Lipjan Votohet unanimisht lista për kandidat të KK-së Lipjan, 21 gusht 2017

lipjanipress

Vdes një i paraburgosur në Lipjan

Press Lipjani

Helikopteri ushtarak rrëzohet mbi ndërtesat e banuara

lipjanipress

Ende e pasigurt mbështetja financiare nga shteti për të akuzuarit nga Specialja

lipjanipress

Osmani: Kur thosha se PDK-ja nuk i respekton marrëveshjet, në LDK shanin e bërtisnin

lipjanipress

I ati i Ramush Haradinaj shpreh gëzimin për 17 Shkurtin dhe mërzinë për djalin

lipjanipress

‘Mars’ tërheq disa lloje çokollatash nga tregu – mund të përmbajnë virus vdekjeprurës

lipjanipress

Vetëvendosje skeptike për mënyrën si është sjell ligji për Ushtrinë

lipjanipress

Shokuese qfar gjendet brenda Produkteve

lipjanipress
Skip to toolbar