LipjaniPress

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve me sëmundjen e fruthit në Kosovë. Nga kjo sëmundje deri më tani kanë vdekur 2 persona, një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar.

Lajme Lipjani Shneta

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve me sëmundjen e fruthit në Kosovë. Nga kjo sëmundje deri më tani kanë vdekur 2 persona, një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar.

Në QKUK numri i të prekurve nga kjo sëmundje vazhdon të jetë i madh. Momentalisht aty janë duke u trajtuar rreth 60 të prekur nga fruthi, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Indeksonline ka kontaktuar drejtorin e Klinikës Infektive, Hamdi Ramadanin për të mësuar më shumë rreth të prekurve nga kjo sëmundje.

Ramadani ka sqaruar se prej 60 pacientëve që po trajtohen, janë vetëm tri raste në gjendje më të rëndë shëndetësore. Sipas tij, të njëjtit persona edhe më parë kanë vuajtur nga sëmundje të tjera.

Ramadani thotë se shpreson në përmirësimin e gjendjes së tyre, pasi që mjekët po japin maksimumin e tyre që të mos përfundojnë me fatalitet, sikur rastet e mëparshme.
“Momentalisht i kemi rreth 60 të prekur nga fruthi, ndërsa deri më tash i kemi liruar nga klinika diku mbi 100 raste. Janë dy ose tri raste  të cilët janë në gjendje serioze të sëmurë. Janë duke u mjekuar  nga mjekët përkatës.  Rastet janë në situatë serioze, por jo aq sa të përfundojë në fatalitet, sikur dy rastet e mëparshme. Shpresojmë se situata do jetë në favor të epilogut të sëmundjes por nuk mund të saktësojmë se si do shkojë. Mendojmë që ecuria e këtyre do jetë më e mirë se e rasteve të kaluara, ndonëse edhe më parë kanë qenë të prekur me sëmundje tjera”, është shprehur Ramadani.

Ramadani theksoi se Klinika Infektive momentalisht është e pajisur mirë me barna sa i përket sëmundjes së fruthit.

“Javën që shkoi i kemi marrë barnat, medikamentet, të cilat më herët kanë munguar, materialet shpenzuese, infuzionet, kanillat. Aktualisht qëndrojmë mirë  në aspektin e barnave dhe medikamenteve”, shtoi tutje Ramadani.

Drejtori i Klinikës Infektive tregoi se Ministria e Shëndetësisë ka ofruar ndihmë për QKUK-në, veçanërisht për klinikën ku Ramadani vepron, që të ketë sa më pak raste të rënda nga fruthi.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Super arma e kroatëve që tmerroi serbët (FOTO)

lipjanipress

Drenori e shkrin “Vizionin për Drenasin”, garon me Vetëvendosjen

lipjanipress

Mbetet e bllokuar rruga “Eqrem Çabej” pas plagosjes me armë zjarri

lipjanipress

Vdekja e 27-vjeçares në Gjinekologji: Familja kërkon ekspertizë të re (Video)

lipjanipress

Zgjedhjet në Kosovë, me (2K) dy mijë vëzhgues më pak,

lipjanipress

Iraku nuk e njeh Kosovën edhe pse “po përballet me presion”

lipjanipress

Ismet Hajrullahu ‘50% e kabinetit tim do të jenë gra’

lipjanipress

LDK-Lipjan Reagon Demantim Levizjës Vetëvendosje!(FOTO)

lipjanipress

Rrugëtimi i sigurt drejt fitores së kryetarit Ahmeti pa balotazh në zgjedhjet e 22 tetorit, u dëshmua edhe në Akllap

lipjanipress

Asociacioni i Komunave serbe mund të formohet në Ditën e Pavarësisë së Kosovë

lipjanipress

Vuçiq: Po të flisja si Thaçi do të më varnin në Terazi

lipjanipress

Mbahet mbledhja e rregullt konsultative e Këshillit të Drejtorëve

lipjanipress
Skip to toolbar