LipjaniPress

Doarsa Kica–Xhelili: kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajme Lipjani Maqedoni Zgjedhjet 2017

Doarsa Kica – Xhelili u lind në Prishtinë më datë 25 shtator 1990, ku vazhdon të jetojë edhe tani. Familja e saj ka prejardhje nga Veleshta, afër Strugës.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku mori titullin Juriste e Diplomuar. Ajo ishte përfituese e bursës së Universitetit Loyola në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i përfundoi studimet e nivelit Master në vitin 2014 dhe mori titullin Magjistre e Sundimit të Ligjit për Zhvillim.

Gjatë studimeve universitare, Doarsa ishte pjesëmarrëse në trajnime dhe gara të ndryshme për hulumtim dhe përfaqësim ligjor në Prishtinë, Strasbourg, Hagë, Budapest dhe Vjenë, ndër të cilat veçojmë garën Williem C. Vis për Arbitrazhin Komercial Ndërkombëtar në Vjenë, ku ajo mori pjesë për dy vite radhazi.

Para vijimit të studimeve Master, Doarsa ka punuar dy vite në sektorin e shoqërisë civile. Në vitin 2012 punoi në organizatën “Diaspora për Zhvillim si Hulumtuese Ligjore”, ndërsa në vitet 2013-2014 punoi si Zyrtare e Programit në Programin për të Drejtat Civile në Kosovë.

Licencën e ushtrimit të profesionit të avokatisë e mori në vitin 2018. Doarsa është përfaqësuese e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë.

Nga viti 2015, e deri në momentin kur iu bashkua iniciativës së Osmanit, ajo punoi si Avokate në Shoqërinë e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” në Prishtinë.

Është e martuar, dhe nënë e një vajze.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Edhe Lipjani pa balotazh: Kandidati i LDK’së merr 56 për qind

lipjanipress

Sllovia, zemra dhe KRENARIA e LDK-s në Lipjan

lipjanipress

Gadimja e Eperme dhe e Ulet , perkrahin fuqishem Dr. Fitim Selimin,

lipjanipress

Kush e do Vizën B, tash e tutje duhet ta bëjë këtë gjë

lipjanipress

LDK-Lipjan Reagon Demantim Levizjës Vetëvendosje!(FOTO)

lipjanipress

SHBA vret me dron 3 pjesëtarë të Al-Kaidës

lipjanipress

Kusari e Sejdiu kërkojnë Komision Hetimi Parlamentar për Politizim të Bordeve dhe Pozitave të Larta

lipjanipress

Ballkani kaplohet nga moti i lig

lipjanipress

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

lipjanipress

‘Evropa do të shkatërrohet nëse fitojnë partitë e ekstremit të djathtë në Gjermani dhe Francë’

lipjanipress

Banka Për Biznes vepron para 15 vitesh në komunën e Lipjanit (FOTO)

lipjanipress

Gazeta Express e mbështet Ramush Haradinajn për kryeministër

lipjanipress
Skip to toolbar