LipjaniPress

Dr. Fitim Selimi edhe solemnisht ka pranuar nominimin Kandidat per Kryetar te Lipjanit.

Lipjani

Ky zyrtarizim eshte bere sot nga lideri i AAK-se Kryeministri z. Ramush Haradinaj.
Biografia e Kryetarit Dr. Fitim Selimi- Kandidat per Kryetar te Lipjanit
Fitim Rrahim Selimi u lind në fshatin Banullë të Lipjanit më 30.11.1960. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa Gjimnazin në Lypjan. Më 1978 fillon studimet ne Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Për shkak te angazhimeve kombëtare disa herë arrestohet nga pushteti okupues serb. Arrinë të i’u rikthehet studimeve për t’i përfunduar ato më 1993. Në këtë periudhë angazhohet në aktivitete humanitare shëndetësore si dhe në ato politike e kombëtare në funksion të sistemit të pavarur shtetëror të Kosovës. Me fillimin e lëvizjeve të armatosura për çlirim, angazhohet në radhët e UÇK-së, fillimisht si gjithë ushtarët, për tu profilizuar në drejtimin e institucioneve shëndetësore në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kohë kryen funksionin e Shefit te Sektorit te Shëndetësisë për Brigadën 121 ” Kumanova” pastaj edhe funksionin e përgjegjësit të Sektorit të Shëndetësisë pranë Shtabit te Përgjithshëm të UÇK-së. Në mbarim të luftës çlirimtare më 1999 angazhohet në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Spitaleve. Më 2000 në kuadër të Institucioneve të Përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës, nga kryeadministratori i atëhershëm Bernard Kushner emërohet në cilësinë e Drejtorit Regjional për Shëndetësi në regjionin e Prishtinës. Në këtë periudhë vazhdon punën në QKUK, në arritjen e përvojës profesionale specialistike në Kirurgjinë e Krahërorit. Më 2003 mbaron specializimin nga kirurgjia torakale dhe krijon marrëdhënie të rregullt pune specialist i kirurgjisë torakale në Departamentin përkatës ne QKUK. Njëkohësisht vijon edhe studimet postdiplomike në lëmin e kirurgjisë. Gjatë kësaj kohe gjithashtu merr pjesë aktive në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit ku për temë trajtimi ishin çështjet profesionale nga lëmi i kirurgjisë.Mbaron magjistraturen me 2010 nga lemi i shkencave mjekesore-kirurgjike. Gjithashtu prezantohet si autor dhe koautor me një numër punimesh të kësaj natyre. Nga viti 2013-2016 ishte nenkryetar i Komunes se Lipjanit. Per 6 vite me rradhe me sukses te plote kreu funksionin e Shefit të repartit Klinik të Kirurgjisë Torakale në Klinikën e Kirurgjisë të QKUK-së. Është anëtar i Shoqatës së Mjekëve të Republikës së Kosovës dhe Shoqatës së Kirurgëve Torakal të Evropës. Dr, Fitim Selimi eshte anetar i Kryesise Qendrore te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Kryetar i Deges se AAK-se ne Lipjan.
Fitim Selimi eshte i martuar me Aferdita Selimin me te cilen bashkerrugetoi sebashku edhe ne koherat me te lavdishme te luftes se UÇK-se dhe nga kjo martese ka nje djale Gojart Selimin.
Ndersa kandidon per Kryetar te Lipjanit ne zgjedhjet e 22 Tetorit 2017./LipjaniPress.com//

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

2 vjeçari nga Lipjani vuan nga sëmundja e rrallë, familja kërkon ndihmë (Video-Foto)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti nderon kampionin olimpik në mundje Shaban Tërstena

lipjanipress

Shukri Buja: Ja çka më pyetën hetuesit!

lipjanipress

Mashtrimi me subvencione, i bashkakuzuari në rastin e ish-deputetit thotë se përvetësoi mbi një mijë euro

lipjanipress

Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Lipjani shpërblehen me dy çmime në Festivalin e 14-të mbarëkombëtar në Fushë -Arrëz

lipjanipress

LISTA E KANDIDATËVE TË SUBJEKTIT POLITIK AKR DEGA LIPJAN SI DHE SUBJEKTI POLITIK PARTIA LIBERALE DEGA LIPJAN

lipjanipress

S.Retkoceri: Para pak ditësh botova një shkrim/opinion në njërin nga portalet e shumëta të Lipjanit.

lipjanipress

Nderohen martirët e fshatrave Ribar i Vogël dhe Vërshevc

lipjanipress

Formohet Klubi 2 Futbollistik “KF-Lipjani”

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka pritur në takim Raphy Darbellay dhe Daniel Zyfferey nga Zvicrra

lipjanipress

LDK-Lipjan Reagon Demantim Levizjës Vetëvendosje!(FOTO)

lipjanipress

Tash për tash s’ka indikacion për zgjedhje të parakohshme, Më i zëshmi për të shkuar në zgjedhje është deputeti i PDK-së Shukri Buja

lipjanipress
Skip to toolbar