LipjaniPress

Drama e avionit britanik në Danimarkë (Foto)

Lajme

Pamje dramatike janë publikuar në lidhje me një avion pasagjerësh të “British Airways”, i cili teksa tentonte të ulej në një pistë aeroporti, rrëshqiti për shkak të dëborës e ngricave.

Avioni, një “A319” me 67 pasagjerë në bord, i cili ishte nisur nga Aeroporti “Heathrow” i Londrës mëngjesin e kësaj të marte, e tejkaloi pistën në Billund të Danimarkës.

Një prej pasagjerëve në bord, Stephen Hughes, publikoi pamje të avionit të dëmtuar në rrjetin social “Twitter”. Në njërën prej tyre, ku shfaqej edhe një punonjës i mirëmbajtjes së aeroportit, kishte një nënshkrim: Djaloshi me xhaketë duket sikur po vret mendjen ‘sesi ta nxjerrin avionin nga ky telash’.

E rëndësishme është se nga ky udhëtim nuk pati asnjë të lënduar. Sipas “British Airways”, avioni është ulur në siguri të plotë, ndërsa udhëtarët kanë zbritur nën udhëzime të posaçme, pas një problemi teknik. “Mbrojtja dhe siguria e klientëve tanë, por edhe e ekuipazhit, janë gjithnjë prioriteti ynë kryesor”.

Avioni me numër fluturimi BA804 u ul në Billund të Danimarkës rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Gecaj: Hipokrizia nuk ka kufi (Foto)

lipjanipress

Veseli: Do ta bëj të pamundurën që të ofroj mbështetje institucionale për të lehtësuar të bërit biznes

lipjanipress

Vajza filloi të bërtiste, kur nëna e saj i pa dorën u shokua (Video)

lipjanipress

Partnerizimi i Lipjanit me Kaiserslauternin e Gjermanis n’rrugë të mbarë.

lipjanipress

Skandal në kopshtet e Tiranës! Edukatorja veprim të turpshëm me fëmijën (Foto)

lipjanipress

Vritet edhe një kosovar në Siri

lipjanipress

Trupi gjykues në Colmar të Francës ka marrë vendim që me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Press Lipjani

Ish kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani

lipjanipress

Nëse Thaçi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën, Vuçiq e ka një përgjigje

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Komandanti amerikan kërkon më shumë trupa për të mposhtur talebanët

lipjanipress

Prishtinë, kështu i shmanget aksidentit që ka mundur të jetë tragjik (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar