Lipjanipress

E rrahu dhe e la të zhveshur ish-të dashurën në rrugët e Shkupit

Lajme Maqedoni

Kalimtarë të rastit e kanë gjetur mbrëmë shkupjanen V.P. (52) në gjendje të rëndë, me lëndime në pjesën e kokës dhe në trup në rr. “Aminta i Tretë” në qendër të Shkupit, pas çka e kanë lajmëruar policinë.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se V.P., siç ka deklaruar ajo në polici, është ndaluar nga ish-miku i saj me të cilin ka pasur lidhje dashurie i cili me automjet e ka dërguar në afërsi të stacionit të fundit të autobusëve në lagjen e Hekuranës, ku ia ka hequr pjesën e poshtme të gardërobës, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka lënë gjysmë të zhveshur. V.P. më pas me automjet taksi ka ardhur në rrugën “Aminta i Tretë”.

Nga Ndihma mjekësore emergjente, është transferuar në Qendrën emergjente Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur në mjekim të mëtejmë.

SPB Shkup është duke ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe për ndriçimin e plotë të rastit.

Facebook Comments

Related posts

Adem Grabovci në seancën gjyqësore dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Fatmir Limajt(VIDEO)

lipjanipress

Aderime në Nisma Socialdemokrate në Lipjan

lipjanipress

Poeti Lulzim Tafa në revistën “The World Poets Quarterly”

Press Lipjani
Albanian
Kalo te paneli