Lipjanipress

E tmerrshme: “Shteti Islamik” nis të bombardojë edhe me dronë (Video)

Lajme

“Shteti Islamik” ka zbuluar se mes armatimit të tyre ka edhe dronë që lëshojnë bomba.

Në një video të publikuar së fundmi, shihet se si droni vdekjeprurës fluturon mbi Mosul, Irak.

Droni mesa duket është bazuar te modeli amerikan MQ-9 Reaper.

Komanda amerikane thotë se gjatë dy muajve të fundit të luftimeve në Mosul, kanë parë thuajse çdo ditë nga një dron të kundërshtarit.

“Ne kemi rrëzuar disa prej tyre”, bënë të ditur amerikanët.

Kjo video vjen pas raportimeve se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është plagosur rëndë në veri të Irakut.

Megjithatë, nuk është hera e parë që thuhet se ai është plagosur.

SHBA ka vendosur një shumë prej 25 milionë dollarësh për kokën e tij.

Facebook Comments

Related posts

Çka u tha për Kosovën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë?

lipjanipress

KEDS-i kishte mashtruar me reduktime, dënohet me 45 mijë euro

lipjanipress

Jetojnë në Kosovë – rom, ashkali dhe egjiptian – ëndërrojnë Europën (VIDEO)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli