Lipjanipress

Edhe një tjetër “shqiponjë” shfaqet në ushtrinë greke (foto)

Lajme

Disa ditë pasi në media doli një fotografi e një grupi ushtarësh shqiptarë në ushtrinë e Greqisë, që me duar kishin bërë simbolin e shqiponjës, dhe e cila ngjalli reagime të ashpra si nga publiku grek, ashtu edhe nga politika atje, është shfaqur edhe një foto tjetër.

Në foton e re, të publikuar nga mediat greke, shihet një ushtar me uniformë të ushtrisë greke, që dyshohet të jetë shqiptar dhe me duar, sikurse dhe shokët e tij, bën simbolin e shqiponjës, transmeton Koha.net.

Mediat në Greqi, këtë rast e kanë quajtur “një incident të ri të nacionalizmit shqiptar në forcat e armatosura greke”.

Incidenti, sipas “Themanews”, raportohet të ketë ndodhur në njësitin e Forcave Helene në Qipro (ELDYK) dhe foton ushtari e ka postuar në mediat sociale.

Sipas këtij mediumi, incidenti i parë ka nxitur nisjen e hetimeve ndaj rastit si dhe është kërkuar dënim deri në 5 vjet burgim.

Facebook Comments

Related posts

Në shënimin e 27 vjetorit të themelimit LDK-së, për sukseset dhe të arriturat flet Kryetari Komunës Imri Ahmeti njeherit Kryetar Komune në Lipjan

lipjanipress

Haradinaj i kundërpërgjigjet LDK’së: Po duan ta frikësojnë administratën

lipjanipress

Call Center Agent bewerben Sie sich als Mitarbeiter im Kundenservice für Vodafone (Prishtina)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli