Në RTV Dukagjini u transmetua emisioni i radhës Komiteti Qendror, prodhim i Gazetës Express. I ftuar Lirak Çelaj, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Çelaj në Komiteti Qendror ka treguar nëse ai do të jetë kandidati i PDK’së për Prishtinën dhe nëse ka garë brenda kësaj partie rreth kandidaturës në kryeqytet.
Ai ka treguar nëse i është konfirmuar Çelajt nominimi nga niveli qendror i partisë.
Celaj ka bërë të ditur nëse do të largohet ai nga PDK’ja nëse kjo parti vendos që për kryetar të Prishtinës të kandidojë Memli Krasniqin apo Blerand Stavilecin.
Ai ka folur për përkrahjen që PDK’ja ia dhanë kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe nëse kishin marrëveshje me Vetëvendosjen pas zgjedhjes së Ahmetit.
Çelaj ka treguar për kërkesën e Vetëvendosjes për marrëveshje të fshehtë me PDK’në në Prishtinë.
Ai ka shpjeguar se nën kompetencat e kujt thotë Çelaj se është ujësjellësi, për të cilën kryetari i Prishtinës merr meritat për furnizim të kryeqytetit me ujë.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: