LipjaniPress

Facebook me të ardhura prej 3.57 miliardë dollarë në tremujorin e fundit

Lajme

New York, 2 shkurt – Të ardhurat e Facebookut gjatë tremujorit të fundit të vitit 2016 kanë shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, respektivisht, nga 1.56 miliard dollarë kanë shkuar në 3.57 miliardë dollarë.

Facebook, sipas AA, ka njoftuar edhe për rritje të të ardhurave gjatë periudhës së fundit një vjeçare, nga 5.84 miliardë dollarë në vitin 2015, në 8.81 miliardë në vitin 2016.

Të ardhurat nga reklamat kanë shënuar rritje për 53 për qind duke mbërritur në shifrat prej 8.63 miliardë dollarë. “Të ardhurat nga reklamat mobile paraqesin rreth 84 për qind të të ardhurave nga reklamat në tremujorin e katërt të vitit 2016”, thonë nga Facebook.

Kompania thotë se ka rritur edhe numrin e përdoruesve të rrjetit. “Në bazë të matjes së dhjetorit, numri i përdoruesve aktivë gjatë ditës ka qenë në një mesatare prej rreth 1.23 miliard , që është rritje për rreth 18 për qind nga viti paraprak, ndërsa numri i përdoruesve në pajisjet mobile ka qenë 1.15 miliard “, thuhet në njoftim.

Pas publikimit të raportit, çmimi i aksioneve të Facebook-ut është rritur për 2.9 për qind, më konkretisht në 137.07 dollarë.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ramushi e themelon një degë të AAK’së në Strasburg (Foto)

lipjanipress

Sadri Shala, një kryetar i ardhshëm i Lipjanit!…

lipjanipress

Uniteti në dialog, mision i pamundur

Rexhep Isufi

Nxënësit në Ferizaj u qëlluan me thikë, ndaj tyre do të merret masa

lipjanipress

Zvonko Veselinovic në takim me Vucicin

lipjanipress

Veseli: Luta mund të hidhërohet, por LDK nuk është as e dyta në Gjilan

lipjanipress

Apel Urgjent Ta Ndihmojm Familjen Hashani (Gadime e Ulët)

lipjanipress

Kërkohet arrestimi Nenad Çanakut, tha se Kosova është e pavarur

lipjanipress

NJOFTIM: Dorëheqje nga PDAK, si dhe nga të gjitha funksionet e PDAK-së

lipjanipress

Turqia arreston mbi 50 persona

lipjanipress

ATK në janar mbylli 22 lokale të lojërave të fatit (FOTO)

lipjanipress

Luftë fjalësh ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Çfarë thotë Daçiq pasi kolegu kroat i refuzoi kërkesën për takim

lipjanipress
Skip to toolbar