Besim Ahmeti, ndërmarrës dhe familjar i Imri Ahmetit të LDK-së, i bashkohet PDK-së
Besim Ahmeti, një ndërmarrës nga Lipjani është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Por, e veçanta e këtij aderimi është se Ahmeti është familjar i afërt i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti që vjen nga radhët e LDK-së.
Ai ka thënë të jetë i pakënaqur me qeverisjen e Imri Ahmetit në Lipjan, por edhe me gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Besim Ahmeti ka thënë gjatë aderimit se përkundër kërkesave të shumta për mbështetje dhe lehtësime për biznese, LDK-ja nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri, në veçanti kreu i saj Isa Mustafa.
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë pritjes së aderimit të djalit të axhës së Imri Ahmetit, i ka dëshiruar atij mirëseardhje dhe e ka siguruar për mbështetje përmes platformës qeverisëse “Fillimi i Ri”.