LipjaniPress

Fillon puna për suspendimin e zyrtarëve me aktakuzë

Lajme

Sot ka filluar punën Grupi punues për hartimin e dokumentit konceptual përmes të cilit do të shqyrtohen opsionet e suspendimit nga puna të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzës.

Ky aktivitet do të kontribuojë në zbatimin e ligjit dhe heqjen e pengesave formale për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Suspendimi nga puna i zyrtarëve publik më rastin e ngritjes së aktakuzës do të aplikohet për vepra të caktuara penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përmes këtij procesi, Ministria e Drejtësisë shpreh përkushtimin që krahas përmbushjes së obligimeve të Agjendës evropiane të reformave dhe avancimin e legjislacionit, veprohet në pajtim me praktikat më të mira legjislative të Bashkimit Evropian.

Kështu i mundësohet organeve të zbatimit të ligjit me theks të veçantë në gjykata dhe prokurori të shtetit të kenë mundësi që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase, pa ndërhyrje dhe ndikim.

Grupi punues do të shqyrtoj modalitetet duke marrë parasysh praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian që përmes ndryshimeve eventuale të legjislacionit ekzistues apo hartimit të ligjit të ri, do të mundësohej që pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e zyrtarëve publikë, të njëjtit të suspendohen nga marrëdhënia e punës nga institucionet e Republikës së Kosovës, në rast të ngritjes së aktakuzës për vepra penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mentor Vishesella: padi në Gjykat, Padi kjo e drejtuar Partis Demokratike të Kosovës dhe Kandidatit për Kryetar Ismet Hajrullahu

lipjanipress

Veseli deputetëve: Punoni më shpejt

lipjanipress

Veseli:Fillimi i Ri është garancë për Shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e tij (FOTO)

lipjanipress

Gecaj godet prapë Vetëvendosjen: Nga pushteti na largojnë veç nëse na vrasin rrugëve (Video)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti viziton ndërtimin e trotuarëve në fshatin Konjuh

lipjanipress

Zemaj ironizon me opozitën për Demarkacionin

lipjanipress

Zjarr në një punëtori në burgun e Idrizovës

lipjanipress

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës ditëve në vijim

lipjanipress

Rusia përzihet edhe në zgjedhjet presidenciale franceze

lipjanipress

Komunat ku udhëheqin koalicionet

lipjanipress

Gazeta Metro: Vritet Lavdrim Muhaxheri

lipjanipress

Deputeti i PDK’së i kërkon Mustafës ta ndërrojë Ministrinë e Shëndetësisë

lipjanipress
Skip to toolbar