Dy persona janë arrestuar dhe po intervistohen lidhur me vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zeka. Ndërkohë, shoku i ngushtë i të ndjerit, ka treguar për takimin e tyre të fundit.
Për Aulonin ka folur shoku i tij i ngushtë Shpëtim Sopjani. Ai ka treguar për takimin e tij të fundit, por edhe për pyetjet që e shqetësojnë.
Sopjani dhe Zeka të dy merreshin me fotografi.
“Para 4 ditë më ka thirr me dalë. E kam ble një aparat e ai tani më tha me i bo fotografi”, tregoi ai për Klan Kosovën.
Ai shtoi se gjatë kohës sa rrinin bashkë Zeka nuk e kishte përmendur se po e shqetëson dikush.
“Me ditë e kisha zbardh vetë këtë rast. Veç me ditë kush edhe pse”, tha ai.
Aulon Zeka është gjetur i vrarë të shtunën në mëngjes me katër plumba në rrugën ‘Gjon Sereqi’ në Prishtinë.