LipjaniPress

Florim Shala jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK në ditën e zgjedhjeve

Lajme Lipjani Zgjedhjet 2017

Ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e PDK-së Florim Shala, të dielën, i cili deri tash, përveç se ishte anëtar i kryesisë së PDK-së në Lipjan, anëtar i këshillit drejtues, ishte edhe themelues i Rinisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Shala nëpërmjet telefonit i ka thënë gazetës “Koha Ditore” se arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij lidhet me keqpërdorimin e parave për fushatën zgjedhore derisa ka thënë se “persona të caktuar fushatën po e përdorin për përfitime personale”.

“Arsyet e dorëheqjes sime nga PDK-ja janë të shumta, mirëpo njëra ndër kryesoret është se në PDK në Lipjan ka persona të cilët nuk e donë partinë por atë e shohin vetëm për përfitime personale”, ka thënë Shala për KD-në.

Ndërkaq, në një postim në Facebook, Shala ka thënë se do të vazhdojë të mbetet vetëm anëtar i thjeshtë në këtë parti.

“Nga sot, jap dorëheqje nga të gjitha funksionet në Partine Demokratike të Kosovës – dega në Lipjan! Do të mbetem vetëm anëtar i thjeshtë i PDK-së. Respekt për të gjithë qytetarët e Lipjanit”, ka shkruar ai.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Daka e KQZ’së: Ne jemi gati për zgjedhje, obligimet e tjera i kryen Qeveria

lipjanipress

Pamje 3D të strukturës së sheshit që po ndërtohet në Veri (Video)

lipjanipress

Ambasadori i SHBA’së thirrje prokuroreve e gjykatëseve: Luftojini kriminelët

lipjanipress

Kritiku i Putinit, sërish në koma – dyshime për shkakun

lipjanipress

Hoti alarmon Shpend Ahmetin: LDK e gatshme ta drejtojë Prishtinën

lipjanipress

Sali Berisha denoncon policët bashkiakë: Ja çfarë po ndodh

lipjanipress

Maqedoni – Nga 2.900 bursa vetëm 373 për studentët shqiptarë

lipjanipress

Reçica jep një lajm të rëndësishëm për punëkërkuesit

lipjanipress

Gjermania dëbon 38 kosovarë përmes aeroportit të Mynihut

lipjanipress

LAVDI PËR JETËN DHE VEPRËN E ISMET ASLLANIT (KOMANDAT PRAPASHTICA).

lipjanipress

Cormack: Kosova nuk mund të krahasohet me rastin e Republikës Serbe  

Rexhep Isufi

Organizatat ndërkombëtare të përkushtuar ta ndihmojnë Komunën e Lipjanit

lipjanipress
Skip to toolbar