Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit, Selatin Retkoceri ka vazhduar komunikimin me qytetarët dhe shpalosjen e programit qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Babushi ishte fshati ku kryetari Selatin Retkoceri prezantoi zotimet e tij për mandatin katër vjeçar, duke theksuar se ai do të drejtoj komunën në bashkëpunim me qytetaret.
Në bashkëbisedim me banorët e fshatit Babush, kandidati për kryetar Selatin Retkoceri prezantoi programin për zhvillimin ekonomik lokal, punësimin, zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e bujqve, arsim cilësor dhe për të gjithë, shëndetësi sa më afër qytetarëve, mbështetje për zhvillimin e potencialit të të rinjve, ujë të pijshëm e përpunimin e ujërave të zeza, ndërsa banorët e fshatit i dhanë mbështetje Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Selatin Retkocerit si kryetar i ardhshëm i komunës së Lipjanit./LipjaniPress.com//