Lipjanipress

Gara për Prishtinën – zgjedhjet në vjeshtë, partitë ende s’i kanë kandidatët

Uncategorized

Asnjë parti politike ende nuk e ka publikuar emrin e kandidatit për Kryetar të ardhshëm të Prishtinës. Në LDK janë përmendur emrat e Arban Abrashit, Haki Demollit e Ismet Beqirit. Në PDK përmenden Lirak Çelaj, Memli Krasniqi e Blerand Stavileci. Në Vetëvendosje e kanë opsion Shpend Ahmetin i cili ende s’ka vendosur nëse do të garojë prapë.
Vetëm një është e sigurt se në garën për Kryetar të Prishtinës që zhvillohet në vjeshtë nuk do të jetë Agim Çeku i cili dështoi në zgjedhjet e fundit duke kërkuar votën për PDK’në duke marrë vetëm 10 për qind të votave.

Mirëpo, PDK, LDK e AAK, duket se përsëri do të ndjekin modelin e vjetër të përcaktimit të kandidatëve për Kryetar të Prishtinës, në momentet e fundit, vetëm pak ditë para se të mbahen zgjedhjet.

Pavarësisht kësaj, në LDK vazhdojnë të përmenden emrat mundshëm të kandidatëve për ta sfiduar Shpend Ahmetin. Ata janë: Arban Abrashi, Haki Demolli, Ismet Beqiri e Sokol Havolli.

Ndërkaq, në PDK, si kandidatë të mundshëm për Prishtinë ende mbesin Lirak Çelaj, Memli Krasniqi e Blerand Stavileci.

Asamblisti i LDK’së, Flamur Shala, ka thënë për Gazetën Express se partia e tij e ka të qartë se vetëm me një kandidat të mirë e rikthen Prishtinë. Mirëpo, ai ka refuzuar të flasë për emra konkret duke thënë se s’ka ende një vendim të partisë.

“Traditë e LDK-së nuk është që kandidaturat të shpallen herët.. Prishtina më nuk është e viteve të mëparshme, skena politike në Prishtinë është heterogjene dhe nuk është homogjene, por LDK-ja në zgjedhjet e sivjetme ka predispozitat më të mëdha për ta fituar garën, garën e fiton me një kandidat të mirë”, ka thënë Shala.

Ndërsa Kryetari i degës për Prishtinë në PDK, Lirak Çelaj tha për Express se edhe në Partinë Demokratike të Kosovës është duke u diskutuar por ende nuk është përcaktuar.

“Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit ka qenë pak a shumë që kryetari i Degës të jetë kandidat, por kjo mbetet të shihet”, ka deklaruar ai.

Çelaj tha se është më mirë që kandidati të shpallet më herët dhe se po presin të koordinohen edhe me nivelin Qendror.

Në anën tjetër, kryetari i degës për Prishtinë në AAK, Avni Arifi ka thënë të dielën për Gazetën Express se kjo parti kandidaturën e shpallë gjithmonë një vit përpara, mirëpo sivjet ky proces është ngadalësuar për shkak të mosprezencës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Kemi debat të brendshëm, ky debat ndoshta pak është ngadalësuar me mosprezencën e kryetarit por besoj që me kthimin e tij mbetet çështje javësh publikimi i kandidatit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale”, bën të ditur Arifi.

Arifi ka zbuluar se nuk do të jetë kandidat për të parin e Prishtinës, dhe se publikimi i emrit të kandidatit është pjesë e debatit me struktura të partisë të nivelit qendror dhe lokal.

Prishtina prej pasluftës është udhëhequr prej LDK’së, përkatësisht Ismet Beqirit deri më 2007, kurse prej Isa Mustfës deri më 2013, kur fitoi edhe Shpend Ahmeti.

Facebook Comments

Related posts

Sfarqa: Nuk ka prishje të njëanëshme të koalicionit

Press Lipjani

UDB-shët e Kosovës, me emër dhe mbiemër.

lipjanipress

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar Banullën dhe Gadimen Haradinaj: Do ta mbështesim fuqishëm dr. Fitim Selimin për kryetar të Lipjanit(Video+Foto)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli