Lipjanipress

Garrett: Parashikimet e mia për Maqedoninë ishin joreale, diçka si “La la Land”

Lajme

Në kohë të krizës politike, nevojitet ndonjë vizion strategjik, vlerësoi ambasadori britanik në Shkup Charles Garrett në blogun e tij duke u përgjigjur në reagimet për parashikimet e tij lidhur me fushatën e ambasadës së Britanisë së Madhe “Maqedonia 2027”.

Garrett sot shpjegoi se parashikimet e tij, se Maqedonia për dhjetë vite do të jetë shtet i suksesshëm evropian, lider në Ballkan, me kontest të zgjidhur me emrin dhe bisedime me BE-në, nuk janë diçka që mund të jetë 100% e sigurt dhe se disa gjëra janë të stërzmadhuara.

“Blogu qëllimisht është pak joreal. Nëse e keni parë “La la Land”, e dini për çfarë po flas. Për fat të keq, s’kemi muzikë dhe vallëzim. Por, sikur “La la Land”, tentova të tregoj një skenarë joreal që të bëj poentë serioze. Bisedat që i kisha para pak kohe, duket se të gjitha janë fokusuar vetëm në atë që sot po ndodh dhe çfarë duhet të bëhet nesër. Me fjalë tjera, shumë afatshkurtër. Megjithatë, gjithashtu është e saktë se kriza politike është pikërisht në momentin kur duhet të kemi vizion strategjik. Blogu im ishte mënyrë që të kontribuoj në këtë debat të gjerë në të cilin po lëviz Maqedonia”, thotë Garrett në shkrimin e tij.

Ai thekson se jehona e fushatës ka qenë fantastike dhe qytetarët kanë pasur pikëpamje të ndryshme për të ardhmen e Maqedonisë, por se shumica e qëndrimeve përputhet me synimet strategjike të shtetit, e këto janë anëtarësimi në BE dhe NATO.

“Ashtu si në blogun tim origjinal, disa ide duken joreale, pak sikur “La la Land”. Megjithatë, siç thotë fjala popullore, duket e pamundur derisa të mos bëhet. I falënderoj të gjithëve për përgjigjet kthyese dhe që kanë ndarë kohë për të lexuar blogun tim. Kush e di, ndoshta një ditë Uelsi dhe Maqedonia do të bashkëpunojmë për energji jeshile, Maqedonia do të jetë shembull për sundimin e të drejtës ndërsa bota do të komunikoj me aplikim të përpunuar në ndonjë qytet në Maqedoni. Pse jo? #Macedonia2027 #Македонија2027 #Maqedonia2027 “, thuhet në fund të shkrimit të Garrett.

Në blogun e parë për Maqedoninë në vitin 2027, Garrett “guximshëm” parashikoi se atëherë do të kishim kryeministre grua, vendi do të ishte anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe me kontest të zgjidhur të emrit./Meta/

Facebook Comments

Related posts

Veliu për plagosjen në Podujevë: Policia ta hetojë rastin

lipjanipress

Shpërthen tuneli bërthamor në Korenë e Veriut, 200 të vdekur

lipjanipress

Merkel për herë të parë pas grusht-shtetit viziton Turqinë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli