LipjaniPress

Gashi: ‘Arbëria do jetë e përgatitur dhe agresive’

Uncategorized

Shefi i stafit teknik i KFArbërisë, Jeton Gashi shprehet i kënaqur me punën që ka bërë ekipi deri tani, ndërsa beson se vazhdimi i kampionatit do ta gjejë ekipin të përgatitur maksimalisht. Gashi paralajmëron Arbëri dinamike dhe eksplozive.

Ekipi ‘kuqezi’ vazhdon përgatitjet dimërore në Lipjan. Skuadra përmes seancave të rregullta stërvitore dhe ndeshjeve kontrolluese ngadalë fiton fizionominë që kërkon shefi i stafit teknik, Jeton Gashi, ndërsa që tani duket se do të karakterizohet me lojë intenzive, sulmuese, eksplozive dhe me presion agresiv lartë në pjesën e kundërshtarit. Pikërisht në këto segmente ka qenë e fokusuar vëmendja e punës në periudhën e kaluar, ndërsa do të vazhdojë edhe në të ardhmen kur kanë mbetur edhe disa ditë punë para fillimit të kampionatit, ku gjatë ditë së sotme do të luhet ndeshja kontrolluese kundër Kikës në « Sami Kelmendi ».

Për atë se si i shef përgatitjet e deritanishme dhe ecurinë e ekipit ka folur shefi i stafit teknik, Gashi.

“Përshtypja ime është se ekipi punon shumë profesionalisht, të gjithë janë të koncentruar dhe ndjekin instruksionet e mija. Si që jemi marrë vesh në fillim që përmes atij sistemi me presion me të cilin duam të luajmë, përparojmë në lojën tone. Aty ngadalë i’a arrijmë qëllimit pasi shof se ndafalë lojtarët kuptojnë atë që dua dhe ajo funksionon mirë në teren”, flet për përshtypjet e tij trajneri kuqezi, i cili nuk fsheh kënaqësinë për ecurinë e ekipit e cila edhe u vërejt në ndeshjen e kupës si dhe në këto 20-të ditë stërvitje.

Po, me shumicën po. Rezultatet nuk janë në plan të parë në ndeshje përgatitore, mirëpo edhe djemtë duan të fitojnë ndeshjet, njëjtë si edhe ne nga stafi teknik. Shprehia e të fituarit është e mirë, pasi mund të bartet në kampionat dhe kjo është shumë me rëndësi për zhvillimin e ekipit tonë, pasi megjithatë është skuadër e re që duhet të mësojë disa gjëra dhe më me rëndësi është kontuiniteti i rezultateve”, thotë Gashi. Ajo që bie në sy gjatë ndeshjes me Ulpianën padyshim se është qasja serioze dhe agresive e ekipit, që sipas trajnerit duhet të vazhdojë edhe në kampionat.

Për atë jemi këtu, të luajmë atë futboll me të cilin do të njihemi. Të luajmë ashtu si duket, agresivë. Agresivë në atë kuptim jo të goditemi, të rihemi me kundërshtarin, por të jemi afër kundërshtarit, t’ia rëmbejmë topin dhe me ato topa të vjedhur menjëherë të shkojmë në përfundim. Duket agresive, më shumë duket eksplozive se sa agresive”, sqaron tekniku lipjanas.
Numri një i pankinës së Arbërisë është i kënaqur me ekipin, ndërsa beson se edhe me ardhjen e dy futbolliatëve, zgjedhja e tij do të jetë në nivelin e dëshiruar.

“Nevoja është edhe për dy ose tre lojtarë me përvojë ti sjellim dhe grupi do jetë i kompletuar për të patur një zgjedhje të mirë lojtarësh dhe një përzierje të mirë ndërmjet lojtarëve me përvojë dhe të rinjëve. Mendoj se jemi të mbuluar mirë”, shprehet ish-sulmuesi i Levskit të Sofies, që dy javë para fillimit të kampionatit beson se ekipi do të jetë i gatshëm për sfidat pranverore.

“Ajo do jetë gjithsesi, bëhet punë e mirë. Patjetër të lavdëroj bashkëpuntorët e mi të cilët punojnë këtu me mua dhe djemtë u përmbahen këshillave që u japim. Të gjithë janë të diciplinuar dhe nuk ka arsye mos të jemi të gatshëm”, përfundoi Jeton Gashi.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

PRESIDENTI I KËRKON VESELIT TA ANULOJË ZGJEDHJEN E DREJTORIT TË DOGANAVE

lipjanipress

Athina për herë të parë që nga çlirimi otoman lejon ndërtimin e një xhamie

lipjanipress

Gara për Prishtinën – zgjedhjet në vjeshtë, partitë ende s’i kanë kandidatët

lipjanipress

Sfarqa: Nuk ka prishje të njëanëshme të koalicionit

Press Lipjani

Njoftim Më 24.03.17 përkujtohet rënia heroike e Heroit të Kombit Ismet H. Asllani.

lipjanipress

Lokja nga Lipjani të cilës iu vranë 5 meshkuj të shtëpisë rrëfen se si e shau serbin në sy (Video)

Granit

Lipjan

lipjanipress

Sonte në “Komiteti” – i ftuar Ramush Haradinaj

lipjanipress

LDK-Lipjan: Lipjani qytet ekologjik

lipjanipress

Këto janë vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës më 28 janar

lipjanipress

Deputeti i VV’së: S’ka Qeveri të pakicës, shpejt takohen Kurti e Mustafa

Granit

Vjosa Osmanit i vjen mbështetja nga Lipjani

Granit
Skip to toolbar