Lipjanipress

Gjatë fundjavës në Shkup 23 aksidente, një i lënduar rëndë disa veta më lehtë

Lajme Maqedoni

Gjithsej 23 aksidente kanë ndodhur në fundjavën e kaluar në rajonin e Shkupit. Më 20 janar, kanë ndodhur 10 aksidente. Në katër prej tyre janë lënduar shtatë persona, prej të cilëve një këmbësor ka marrë lëndime më të rënda, ndërsa gjashtë aksidente kanë qenë me dëm material.
Tetë aksidente kanë ndodhur më 21 janar, prej tyre në katër lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa tek të tjerat është konstatuar dëm material
.

Më 22 janar është bërë ekspertizë në pesë aksidente, në tre prej tyre gjashtë persona janë lënduar lehtë, ndërsa dy janë me dëme materiale.

Gjatë tre ditëve të kaluar policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit të madh të shkeljeve. Shtatë drejtues i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 11 drejtues kanë kaluar në semafor të kuq, 24 drejtues i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara, 12 drejtues gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celularin, ndërsa 85 automjete nuk janë regjistruar sipas rregullave.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 78 automjete.

Facebook Comments

Related posts

Nderohen martirët e fshatrave Ribar i Vogël dhe Blinajë (Foto)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti, mbështet turinirin tradicional për nder të Dëshmorit Xhavit Kozhani- Burgia

lipjanipress

Aktivitet pesë ditor i Qendrës Rinore për të rinjtë e komunës

Press Lipjani
Albanian
Kalo te paneli