Lipjanipress

Gjenerali amerikan: Mund të nis lufta në Europë

Lajme

Gjenerali amerikan, tashmë në pension, Stanley McChrystal ka thënë se lufta mund të shpërthejë në Europë, duke shtuar se “nuk mund të pretendojmë se ekziston politika e një fuqie të madhe qe mund ta ndalojë këtë”

“Rritja e fuqisë së Kinës, kthimi i Rusisë – të dy vende me fuqi të mjaftueshme kanë besim për t’i kthyer qëllimet tradicionale nacionaliste”, ka thënë gjenerali amerikan, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Rusia është duke u përpjekur t’i marrë rajonet e Ukrainës, por nuk përjashtohet mundësia që po tenton të vendoset edhe në vendet e Baltikut, ku më pas shtoi se rrjedha e natyrshme e pushtetit që ka vazhduar për qindra vjet, mund të kthehet sërish.

“Unë mendoj se ne nuk e kemi parë fundin e historisë nga viti 1989 – kjo çon në mundësinë që ne të kthehemi në shtigjet e vjetra. Rusia dhe Kina janë faktorë të rëndësishëm, por ata janë mjaftueshëm të ‘fortë’ që të na dëbojnë nga epoka portmoderne”, ka thënë McCrystal për Index.hr, transmeton Gazeta Express.

Gjenerali gjithashtu potencon se “lufta në Europë nuk është e pakonceptueshme”.

“Lufta në Europë nuk është e pamundshme. Ne duhet të pranojmë politikën e një fuqie të madhe, për të cilën nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston”, ka përfunduar Gjenerali amerikan McChrystal.

Facebook Comments

Related posts

Avni Nazmi Limani :kandidat pë asamblenë komunale në Lipjan

lipjanipress

Për ministrin e Kosovës, FETO është organizatë terroriste dhe shkollat e Gylenit duhet të mbyllen

lipjanipress

170 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Sitnica

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli