Adnit Duriqi është bërë “Mjeshtri i Madh” edhe pse i ri në moshë, ai nuk njeh konkurrencë në këtë lojë.
Me origjinë është nga Lipjani, djali i vogël, falë një turneo të zhvilluar ditë më parë në komunën e Lipjanit, aftësitë e tij prej një mjeshtri të shahut dolën në dritë.
Për t’u bërë një “mjeshtër” në shah, një lojtar duhet të arrijë të mposhtë të gjithë konkurrentët. Lojtari duhet të arrijë nivelin më të lartë të performancës në një turne shahu dhe duhet të marrë një vlerësim të dhënë nga Shoqata e sportit shkollor e cila funksnionon nën obmrellën e Federatës së sportit shkollor të Repulikës së Kosovës.
Turneo i shahut i organizuar nga Shoqata e sportit shkollor në Lipjan « Drejt Malit », e falë punës së palodhshme të arsimtarit Florim Budakova, po arrinë të nxjerr talentë të ndryshëm të diciplinave sportive.
Duriqi në këtë turne ishte i pakonkurrecë, duke i mposhtur me radhë konkurentët të cilët nuk ishin të pakët në numër.
Një sukses jo i vogël ky për shahistin e ri lipajas, e ardhmja e të cilit duket të jetë e ndrituar, falë aftësive të tij psikogjike.
Duriqi përveq shahut, arriti të triumfoi edhe në diciplinën e pingpongut duke u radhitur si i pari, gjithashtu ai është një nga 10-të karatesitët më të mirë të Kosovës.
Si fitues i turneut, ai fitoi edhe biletën e pushimeve një javore në Brezovicë, ku sot së bashku me fituesit e tjerë dhe organizatorët e këtij turneu, po relaksohen në këtë vend të bukur të Kosovës./Ulpianapress/





