Lipjanipress

Gjermania i dëbon 26 emigrantë afganë

Lajme

Gjermania i ka dëbuar 26 emigrantë afganë, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për ta rritur numrin e azil kërkuesve refuzuar për t’u larguar nga vendi, pas një fluksi prej më shumë se 1 milion emigrantë që e vërshuan vendin në dy vitet e fundit.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raportoi se afganët mbërritën sot në Kabul, ku anëtarët e Ambasadës Gjermane atje dhe autoritetet afgane i aranzhuan akomodimet, para se të dëbuarit të dërgohen në shtëpitë e tyre provinciale, transmeton Express.

Shumica e tyre ishin të rinj, e disa nga ta kishin jetuar në Gjermani për disa vite.

Autoritetet gjermane dhe afgane vitin e kaluar e nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për dëbim, duke hapur rrugë për dëbime të reja këtë vit.

Facebook Comments

Related posts

David Philips shkruan për elitën e korruptuar në Prishtinë dhe raportet e reja Kosovë-Amerikë

lipjanipress

Shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve që nuk i njeh askush

lipjanipress

Britania dërgon qindra ushtarë, tanke dhe armatim të rëndë në kufirin me Rusinë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli