LipjaniPress

GLLOGOVCI DËSHMOJ SE KRYETARI IMRI AHMETI ISHTE DHE DO JETË KRYETARI I LIPJANIT EDHE PËR KATËR VITE

Lajme Lipjani Zgjedhjet 2017

Kryetari Imri Ahmeti, ka vazhduar sonte takimet me banorët e shumët të fshatit Gllogovc, ku ka prezantuar platformën zgjedhore për mandatin e tij të dytë qeverisës dhe i ka falënderuar banorët e Gllogovcit për mbështetjen masovike.
Ndërsa është zotuar se në mandatin e tij të dytë do të përfundoj të gjitha projektet e pa përfunduara ende apo të planifikuara për mandatin e parë, të cilat për shkak të gjendjes së trashëguar me borxhe të shumta dhe qeverisja me partner të koalicionit e pa-mundësi realizimin e tërësishëm të projekteve të planifikuara.Ahmeti ka thënë se investimet në Kulturë, Rini e Sport do të jenë ndër projektet me prioritet përgjatë mandatit tij të dytë. Ndërkaq ka shtuar se rinia e Gllogovcit dhe lokaliteteve për rreth ka nevojë për një Sallë sporti, dhe i ka siguruar ata se në mandatin e tij të dytë do të investohet edhe në infrastrukturën sportive, duke konsideruar projekt me prioritet për banorët e këtij lokaliteti ndërtimin e një Sallë sportive.
Kurse përfundimi i asfaltimit te të gjitha rrugicave së bashku me ndriçim publik në gjitha lagjet e fshatit do të jenë punë e kryer në projektet të cilat do të realizohen gjatë mandatit të qeverisjes së tij të dytë komunale. Po ashtu, kryetari Ahmeti ka shtuar se do të ofrohet kujdes i veçanet edhe për mirëmbajtjen e hapësirave publike ku do të bëhen investime për ndërtimin e infrastrukturës së Varrezave të fshatit dhe mirëmbajtjen e tyre.
Ndërkaq vëmendje e veçanet në mandatin e dytë do ti kushtohet edhe hapësirave publike dhe hapësirave të gjelbëruara. Ndërsa në Gllogovc do të rregullohet edhe shtrati i lumit.
Kryetari Imri Ahmeti për fund duke falënderuar banorët e këtij lokaliteti ka kërkuar besimin e plotë të qytetarëve të Gllogovcit dhe lokaliteteve për rreth që me 22 tetor të votojnë numrin 47 dhe LDK-në, sepse vetëm kështu në krye të Lipjanit do të jenë njerëz të cilët ditën dhe dinë të punojnë me përkushtim për të mirën e tyre, dhe të cilët ME PUNË, do ta bëjnë Gllogovcin fshat model dhe të dëshiruar./LipjaniPress.com//

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Policia realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut

lipjanipress

Shpend Ahmeti flet për jahtin, bëhet horë

lipjanipress

Britania dërgon qindra ushtarë, tanke dhe armatim të rëndë në kufirin me Rusinë

lipjanipress

Ardhja e mërgimtarëve, rrit numrin e aksidenteve

lipjanipress

Ramiz Kelmendi ‘godet’ Shpend Ahmetin: Duaje tënden me jahte, vodka ruse e përcjellëset e Serbisë

lipjanipress

Nuland jep dorëheqje nga posti i ndihmës-sekretares amerikane të Shteti

Press Lipjani

10 Inspektorët e qeverisjes Mustafa në Prishtinë dalin para Gjykatës, akuzohen për korrupsion

lipjanipress

Veliaj: Brenda 5 viteve Tirana do të jetë epiqendër e Ballkanit

lipjanipress

Rrëfimi që do t’ju prekë: Zvicerania që e kuptoi pas 18 vjetësh se është shqiptare

lipjanipress

Kryetari Ahmeti viziton ndërtimin e trotuarëve në fshatin Konjuh

lipjanipress

SHPEND AHMETI DJE U SHFAQ REAL

lipjanipress

Deda tregon pse dështoi FER-i

lipjanipress
Skip to toolbar