Disa gra aktiviste i kanë mjelë gjinjtë e vet në qendër të Vjenës si protestë kundër shfrytëzimit të lopëve.
Katër gratë, të cilat i kishin sytë e mbyllura me shirit të zi, janë anëtare të Shoqatës kundër Fabrikave të Kafshëve (VGT), transmeton Express.
“Kjo do të ishte sikur ta merrje një grua, ta lije shtatzënë, t’ia merrje fëmijën në ditën e parë dhe t’ia largoje dhe në fund t’ia pije qumështin,” ka thënë njëra nga aktivistet e VGT.
Ndërsa një aktiviste tjetër ka thënë se për prodhimin e një litre qumështi duhen një mijë litra ujë, duke e nënvizuar sasinë e madhe të ujit të përdorur në prodhimin e qumështit të pasterizuar./Express/
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: