Komisionari europian, Johannes Hahn, ka mirëpritur nisjen e operimit të kodit të ri telefonik +383 të Kosovës, për të cilin ka thënë se është rezultat i dialogut të Kosovës me Serbinë.
Në një postim në Twitter, Hahn ka thënë se kodi telefonik është rezultat i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mirëpres thirrjen e parë të Kosovës me kodin e saj telefonik +383. Kjo tregon se dialogu Serbi – Kosovës po jep rezultate, hap pas hapi”, ka shkruar Hahn në Twitter.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: