1. Shkarkojeni formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës;
2. Shtypni formularin e shkarkuar;
3. Plotësojeni formularin me të dhënat e juaja. Shkruani qartë dhe me shkronja të shtypit. Në fund e nënshkruani formularin;
4. Skenojeni apo e fotografoni me telefon mobil formularin e plotësuar dhe të nënshkruar. Kur e fotografoni i kushtoni kujdes qe i tërë formulari të jetë i dukshëm dhe i lexueshëm;
5. Formularit të plotësuar bashkangjitnjani kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës së Republikës së Kosovës dhe së bashku i dërgoni me email në adresën e KQZ-së ovpp@kqz-ks.org ose me fax në numrin: +381 (038) 213 200.
6. Formularin duhet ta dërgoni më së largu me 22 maj 2017./Lipjanipress.com//
ketu mundeni ta shkarkoni Folmularin e votimit KLIKO KETU