LipjaniPress

Haradinaj: Gjykata franceze s’do të ngutet, s’ekstradohem në Serbi

Lajme

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk pret që Gjykata e Apelit në Colmar ta marrë një vendim për ekstradimin e tij në Serbi.
“Ndjenja ime është që kjo gjykatë nuk do të nxitoj. Gjykata do të shqyrtojë informacionin e kërkuar nga Beogradi dhe vendimet mund të merren javën e ardhshme”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për AFP, transmeton lajmi.net. Haradinaj është shprehur i bindur se ai do të lirohet. “Unë nuk mund të imagjinoj se do të dërgohem në Seri, me një kërkesë për ekstradim e cila nuk ka bazë dhe unë jam viktimë e një persekutimi të vërtetë politik, për shkak të angazhimit tim në një Kosovë të pavarur”, ka shtuar Haradinaj, transmeton “Indeksonline”. Ai ka thënë gjithashtu se e respekton sistemin e drejtësisë franceze, por thekson se ai nuk mund ta kuptojë ngadalësinë e gjithë këtij procesi. “Të gjithë e kanë kuptuar se rasti im është politik, unë shpresoj se kësaj çështje shpejtë t’i vije fundi”, ka theksuar Haradinaj. Lideri AAK-së, ka cilësuar dialogun me Serbinë si “dështim” dhe sipas tij liderët serbë kanë inkurajuar shtim të tensioneve në Kosovë, vetëm për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Haradinaj nuk ka nguruar të komentojë edhe transformimin e FSK-së në Ushtri, duke deklaruar se është qëllim legjitim i vendit. “Situata e sigurisë është shumë komplekse në rajon, terroristët shkaktojnë probleme duke përdorur ndonjë vakum. Ushtria e Kosovës do të kontribuojë në shmangien e gjithë kësaj”, ka vazhduar Haradinaj. Kujtojmë se seanca ndaj Ramush Haradinajt pritet të mbahet këtë të enjte.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Gecaj merr mbështetjen e Malit të Zi për integrime evropiane

lipjanipress

Anita me puthje i uron Ramushit postin e kryeministrit (Video)

lipjanipress

Gashi: Sulmi ndaj avokatit i ngjashëm me sulm ndaj një gjyqtari apo prokurori

lipjanipress

Presidenti i Serbisë po kërkon paqe me Kosovën, s’flet më për luftë

lipjanipress

Veseli:Fillimi i Ri është garancë për Shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e tij (FOTO)

lipjanipress

Nisma planifikon të nisë mocion mosbesimi kundër Qeverisë

lipjanipress

Kjo është gruaja që e dogji Shqipërinë në vitin ’97 (Video)

lipjanipress

Kadaj-Bujupi: Haradinaj iu bashkua konceptit të klanit pronto

lipjanipress

Kurz: Ajo që është dakorduar në Bruksel duhet të zbatohet

lipjanipress

Alarmi i frikshëm: Bota mund të jetë në rrezik më të madh sesa përballja Rusi–Perëndim (Foto)

lipjanipress

A është intervistuar Hashim Thaçi për krime të luftës? (Video)

lipjanipress

Buja tregon se kush e bindi të heq dorë nga kandidimi për deputet

lipjanipress
Skip to toolbar