LipjaniPress

Haradinaj i kundërpërgjigjet LDK’së: Po duan ta frikësojnë administratën

Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kjo e fundit e akuzoi atë për shantazh e kërcënime ndaj zyrtarëve të administratës shtetërore.

Haradinaj, i nominuar i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, kishte deklaruar ditë më parë se ata që s’e meritojnë do të largohen nga Administrata Shtetërore dhe se aty do të sjellë kuadro të reja.

Homologu i tij nga radhët e LDK’së, Isa Mustafa, të dielën i reagoi Haradinajt, duke i thënë se reformat në administratë s’bëhen me shantazhe e kërcënime.

Por, Haradinaj thotë se LDK po e shfrytëzon deklaratën e tij për ta frikësuar administratën.

“Ata po duan ta frikësojnë administratën, ta ruajnë ndonjë votë për vete”, është shprehur Haradinaj në një intervistë në RTK.

Sipas tij, nëse LDK do të ishte sot në koalicion me AKR, nuk do të reagonte.

“Sikur të kisha qenë në koalicion, ata do të thurnin lavdet më të mëdha për mua”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

“Është fushatë zgjedhore… le të thonë çfarë të duan”, është shprehur Haradinaj. /Express/

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

‘Drejtimi i veturës së djegur kah Mitrovica e Jugut i qëllimshëm’

lipjanipress

Nëndega e Dytë e Gadimës së Ulët përkrahë fuqishëm Dr.Fitim Selimin

lipjanipress

Sulmohet autobusi me udhëtarë në magjistralen Prishtinë-Gjilan

lipjanipress

Haradinaj: Ka deputetë brenda LDK’së që s’do ta lejojnë Demarkacionin

lipjanipress

Stojanoviq: Serbët nga Kosova e përkrahin Aleksandar Vuçiqin për President të Serbisë

lipjanipress

‘Bebe në bord’ – shoferët tani obligohen të vënë shenjat dalluese në automjete

lipjanipress

I shpëton rrëmbimit duke kërcyer nga bagazhi i makinës në lëvizje (Video)

lipjanipress

Protesta për vdekjen e Arbenita Spahiut, mjeku ua tregon gishtin qytetarëve

lipjanipress

Hetime për përplasjen vdekjeprurëse të autobusit hungarez në Itali

lipjanipress

Quni nuk tregon se si do të votonte për demarkacionin

lipjanipress

Myslimanja e parë pilote ushtarake në Amerikë (FOTO)

lipjanipress

Kryetari i Mitrovicës Veriore: Të martën e ndërtojmë strukturën e re betonike në zonën e këmbësorëve

lipjanipress
Skip to toolbar