LipjaniPress

Haradinaj: Mustafa është i lodhtë, Kurti s’e kupton qeverisjen

Lajme

I nominuar për kryeministër nga blloku PDK, AAK e NISMA, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli për dy kundërshtarët e tij.
Avdullah Hotin nga LDK-AKR-Al e quan vartës të shkollës së Mustafës duke e cilësuar kështu eksperiment të partisë së tij.

“Një vartës i Mustafës të cilët i nxjerrën prej qeverisjes në Prishtinë, një vartës i tij, një pasues i shkollës së tij nuk më jep shpresë për qeverisjen e këtij vendi”, ka thënë ai.

E për Albin Kurtin, Haradinaj tha se nuk e njeh qeverisjen dhe një kandidim i tillë është eksperiment i LVV-së.

“Është i fokusuar në disa aspekte ideologjike, disa aspekte tjera të caktuara po nuk e kam parë njëherë në jetën time të fokusuar në tema qeverisëse, nuk e kam parë në ekzekutiv”, ka thënë ai.

Tutje Haradinaj ka folur edhe për bisedat që i kanë pasur me Vetëvendosjen. Ai tha se nuk ka pasur kushte se kush duhet të jetë kandidat për kryeministër nga VV-ja.

“S’ka pas rëndësi a do të ishte Ahmeti, Kurti a po Ymeri. Ky s’ka qenë asnjëherë kusht. I kam ofruar VV-së edhe bartësin e listës edhe kandidatin për kryeministër. Ata nuk kanë pasur ide të qartë se çka po kërkojnë dhe s’kemi arritur asnjëherë marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Vazhdojnë dëshmitë në rastin “Kumanova”

lipjanipress

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan demanton rrenat e Kampionit Ahmeti kinse ka kaluar në strukturen e LDK-së

lipjanipress

Zvicra e dëbon kosovaren pasi ia morri “socialit” 235 mijë franga

lipjanipress

Sulmohet autobusi me udhëtarë në magjistralen Prishtinë-Gjilan

lipjanipress

Edi Rama në AKK: Procesi i Ramushit do të përfundojë ashtu siç duhet

lipjanipress

Ky është serbi që EULEX’i i ngriti aktakuzë për vrasjen e 116 shqiptarëve në Vushtrri

lipjanipress

Dorëhiqet kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi

lipjanipress

Një mi i shkakton mijëra euro humbje një kompanie ajrore

lipjanipress

Mbahet mbledhja e KK-së ,të Lipjanit: Votëbesimi i kryesueses tëKuvendit të Komunës Vlora Limani-Hajnuni: unë jam këtu që ti masim numrat me që ata kështu e kuptojnë demokracinë,

lipjanipress

David Philips shkruan për elitën e korruptuar në Prishtinë dhe raportet e reja Kosovë-Amerikë

lipjanipress

Hoxhaj: PDK parti që i vendos interesat e qytetarëve gjithnjë të parat

lipjanipress

Vendim ekstrem i opozitës, Bogdani: Braktisim komisionet deri në fund të Parlamentit

lipjanipress
Skip to toolbar