Lipjanipress

Haradinaj për AFP: Dialogu mund të vazhdojë vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën

Lajme

Në një intervistë për AFP’në, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Strasburg, ka thënë se dialogu me Serbinë mund të vazhdojë vetëm nëse kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës
Kreu i AAK’së i arrestuar dhe i mbajtur në Francë që gati 1 muaj, ka thënë për agjencinë franceze se Prishtina po tregon inferioritet dhe servilizëm në Beograd, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shtuar se duhet të kundërshtohet vazhdimi i dialogut në mes të dy palëve, derisa Serbia ta njeh Kosovën.

Në një intervistë për AFP’në Haradinaj ka thënë se është për të ardhur keq se “Prishtinë mban pozitën inferiore dhe të përulur në Beograd”, dhe shtoi se Kosova ka mungesë të njerëzve që janë të gatshëm të përballen.

Haradinaj ka thënë se ai e kundërshton vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk kemi pse të shtrojmë tryezë me ta derisa nuk na njohin, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ai gjithashtu përmendi edhe arrestimin e tij më 4 janar në Francë, duke thënë se akuza e Serbisë është e padrejtë dhe abuzim i të drejtave të njeriut.

Facebook Comments

Related posts

“Martesa për letra”, prioritet i shqiptarëve në Maqedoni

lipjanipress

Nëna e poston në Facebook foton e djalit që e pësoi nga sëpata e kosovarit( Pamje të rënda)

lipjanipress

Bashkë me Lavdimin, është vrarë edhe vëllai i Ridvan Haqifit, Bilalli

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli